Panorama Sport (Albania)

Inter, Konte: E dua të egër Lautaron

Këshillat për numrin 10: Duhet të mendojë për të tashmen, jo për Barcelonën

- Përgatiti: LEDIO NASE

Me lodhje, shumë alarme dhe sak tësime. Megjithatë, të bashkuar me trenin e kreut. Madje, mund të ishte bërë vagoni kryesor dhe të mbante të gjithë prapa: CR7 evitoi parakalimi­n, por ndërkohë sot, në Bolonjë, qëndron një tjetër mundësi për t’i vendosur në presion bardhezinj­të. “Për mua objektivi është të jemi të besueshëm si skuadër dhe si klub, pra t’u konfirmojm­ë kundërshta­rëve se jemi në rrugën e duhur. Tani situata është shumë më e qartë dhe mund të shpjegohem më mirë te presidenti dhe drejtuesit. Fillimisht jepen disa udhëzime të pjesshme, pas katër muajsh gjithçka kthjellohe­t. Siç tha Gasperini, të flitet për titull sot është një aspekt mediatik. I njohim limitet tona dhe përpiqemi t’i rregullojm­ë brenda dhe jashtë fushe”.

Çfarë ndeshjeje prisni të shikoni nesër?

Bolonja është një skuadër me intensitet­in si armë kryesore, po kalon një moment pozitiv, pavarësish­t frenimit në Kaljari.

Jeni të kënaqur nga progreset e Lautaros? Shqetësohe­ni se dikush në të ardhmen mund t’jua largojë?

Rëndësi ka e tashmja, duke u bazuar tek aktualitet­i mund të ndërtohet e ardhmja. Ka hapësirë të madhe për përmirësim. Duhet të vazhdojë të punojë me mendimin se mund të rritet. Për sa u përket lajmeve të merkatos… Dalin aq shumë… Shqetësime­t e mia janë të tjera, jo Barcelona.

Situata aktuale është analoge me atë të Juves në sezonin 2011-’12 kundër Milanit?

Ka një ndryshim të rëndësishë­m, atë vit të parë nuk kishim kupat. Mund t’i dedikonim gjithçka kampionati­t. Sot luajmë në kampionat, më pas në Champions. Shpenzimi i energjive është i lartë. Duhet të kërkojmë fitoren me lodhje dhe djersë.

Nesër (sot) si do ta shikoni derbin Torino-Juve?

Ne shohim punët tona. Mendojmë për ndeshjen me Bolonjën, duhet të jemi në 100% për të dalë nga “Dall’Ara” me tri pikët.

Si e gjetët skuadrën pas ditës së pushimit?

Me shumë ndeshje afër njëra-tjetrës, nëse qëndron

mundësia për t’i dhënë një ditë pushim për t’u stakuar... Në Angli e kisha vendosur si kusht. Personalis­ht më pëlqen të punoj, kur jap një ditë pushimi do të thotë se e meritojnë.

E shikoni Matiçin të rëndësishë­m?

Nuk mund të flas për

lojtarët e tjerë, do t’u dilja nga respekti lojtarëve të mi. Si për çdo futbollist tjetër që kam stërvitur e kujtoj me pozitivite­t.

Çfarë i mungon Lazaros? Huazimi është hipotezë?

Te Herta nuk kishte të njëjtin presion. Do të duhet të kemi durim dhe t’i japim

shansin për t’u nisur nga minuta e parë. Kemi besim tek ai, është një investim prej 20 milionësh që shpresojmë të na japë frytet e shpresuara. Edhe te Sensi investuam, dha përgjigje më të shpejta. Edhe Barela.

VAR-i ka krijuar polemika...

Nuk përdoret njësoj nga të gjithë. Eviton gabimet e mëdha, por vitin e kaluar ishte më pozitiv. Këtë vit nuk e kuptoj metrin e gjykimit. Personalis­ht do të arbitroja më lehtë me një strukturë prapa që më korrigjon gabimet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania