Panorama Sport (Albania)

Apolonia me mungesa, por Mërgjyshi nuk justifikoh­et

Trajneri i fierakëve kërkon medoemos tri pikët ndaj kavajasve

- BUJAR RAMA

Ndeshjet mes Apolo nisë dhe Besës nuk kanë më emocionet e dikurshme, pasi këto dy skuadra luajnë prej vitesh në nivelin e dytë të futbollit shqiptar. Megjithatë, brenda këtij kompeticio­ni sërish përballjet mes tyre janë interesant­e dhe mbajnë gjallë kërshërinë e opinionit sportiv. Për javën e 7-të, në Grupin B të Kategorisë së Parë këto dy ekipe ndeshen në Fier, ku pritet një ndeshje e rivalizuar, me një Apoloni më “të detyruar” për fitore. Kështu shprehet trajneri Artan Mërgjyshi, i cili e quan “detyrë shtëpie” fitoren dhe nuk lejon hap fals ndaj kavajasve. Së pari, tekniku i Apolonisë flet për gjendjen e skuadrës, ku evidenton problemin e mungesave të shumta. “Kemi jo pak mungesa nga dëmtimet, - thotë trajneri Mërgjyshi. - Prej kohësh vuajmë dëmtimin e

Sharavolli­t, më pas Çeka dhe Nako e së fundmi edhe Hysenshaha­j, i cili është në dyshim për ndeshjen e nesërme (sotme) me Besën”.

BESA - Pastaj për Besën, numri 1 i stolit fierak ndan fjalët më pozitive, por kërkon patjetër fitoren nga të tijtë. “Ndeshja me Besën na kthehet në ‘detyrim’ për të fituar, por duke qenë me mendje në kokë dhe me këmbë në tokë, si i thonë fjalës. E kemi provuar në këto 6 javë të para të kampionati­t se çdo ndeshje është shumë e vështirë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të respektuar maksimalis­ht kundërshta­rin, por nga ana tjetër duhet të shprehemi më mirë se në Pogradec dhe, nëse e arrijmë këtë gjë, them se i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë me sukses të plotë. Është një ndeshje jo e lehtë dhe na e vështirëso­n më shumë edhe fusha, sepse nuk luajmë në stadium, edhe pse quhemi të avantazhua­r se jemi në ‘shtëpinë’ tonë. Pavarësish­t gjithçkaje, nuk ka asnjë justifikim. Ne duhet ta fitojmë ndeshjen me Besën me të gjitha mënyrat e futbollit korrekt”, ka përfunduar trajneri i Apolonisë Artan Mërgjyshi. Fierakët vijnë në këtë ndeshje pas barazimit në fushën e Shënkollit dhe humbjes në Pogradec, ndaj dhe rikthimi te fitorja është e vetmja mundësi për të mbetur brenda objektivit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania