Panorama Sport (Albania)

Apolonia, kapiteni largon presionin

Mesfushori thekson se fierakët kanë merituar më shumë pikë

- BUJAR RAMA

Kësaj fundjave në Fier është Besa ekipi “bujtës”. Një rival që nuk i ka shuar pretendime­t për në Superiore, pavarësish­t ecurisë jo fort pozitive në këto javë. Vendi i gjashtë për kavajasit, me vetëm 7 pikë, ndërsa fierakët mbajnë vendin e tretë, me 10 pikë. Asnjëra nga këto dy skuadra nuk është në nivelet e përditshmë­risë, ndaj do të kërkojnë maksimumin ndaj njëra-tjetrës. Një ndeshje që vendos jo pak në renditje, duke pasur parasysh pozicionin aktual të Besës dhe Apolonisë.

HYSENSHAHA­J - Kapiteni fierak nuk e fsheh keqardhjen dhe zhgënjimin për rezultatet aspak të kënaqshme në dy ndeshjet e fundit. “Duhet të bënim më shumë dhe meritonim më shumë në aspektin e pikëve, në të dyja ndeshjet, - thotë Hysenshaha­j. - Por futbolli është sport ‘pa logjikë’, pavarësish­t lojës apo nivelit të gjykimit. Gjithsesi, nuk ka pse të bëhet dramatike, sepse vetëm 6 javë janë luajtur, edhe pse Lushnja ka krijuar diferencë. Është kampionat i gjatë dhe, pavarësish­t disa rezultatev­e jo të mira tonat, prapë jemi në garë. Nuk jemi skuadër që ankohemi kot së koti, nuk po ndalem te humbja nga një penallti e padrejtë në Pogradec, por jemi skuadër që e duam përmirësim­in te vetja së pari, paçka asaj që mund të na dëmtojnë në fushë”. Shfaqet Besa në horizontin e fundjavës dhe Hysenshaha­j është ai që ka shënuar vjet një gol-perlë nga një goditje dënimi kundër kavajasve. I mungon goli këtë kampionat, por është gati ta bëjë prapë ndaj Besës. “Nuk ka presion te ne. Ky kampionat në grupin tonë ka dëshmuar që është i çuditshëm. Luajmë kundër Besës dhe e dimë që është një ndeshje e vështirë, edhe pse në fushën tonë. Ekipet që pretendojn­ë nuk duan t’ia dinë për faktorin fushë, e tillë është edhe Besa. Të dy ekipet vijmë pas humbjeve në javën e kaluar, ndaj do të jetë një ndeshje e fortë mendoj unë. Të fitojmë, pa nuk më intereson se kush shënon”, thotë mes të tjerash kapiteni i Apolonisë, Hysenshaha­j. Bardhejesh­ilët nuk mund të lëshojnë më terren dhe pas barazimit me Shënkollin dhe humbjes me Pogradecin, fitorja ndaj Besës është rruga e vetme për t’u shkëputur nga minikriza e rezultatev­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania