Panorama Sport (Albania)

Lerda, ishte sherri i fundit

53-vjeçarit i duhet të ndryshojë sjellje dhe të vetëpërmba­het që të mbijetojë te “demat”

- ILIR CARA

‘‘Ujku qimen e ndër ron, por zakonin s’e harron”. Kjo shprehje nuk duhet të gjejë zbatim te trajneri Franko Lerda për sa kohë do të jetë në drejtim të Partizanit. Të shumta kanë qenë përplasjet e 53-vjeçarit me aktorë të ndryshëm të skuadrës së kuqe, ku i fundit ndodhi pas ndeshjes me Kukësin, ku italiani pati një sherr me zv.trajnerin Dritan Mehemti. Ashtu si në të shkuarën, edhe në sherrin e fundit drejtuesit e klubit kanë anuar nga trajneri italian, duke e konfirmuar në detyrë, si dhe duke i larguar personat me të cilët u përplas. Por, nëse deri në fund të tetorit peshorja ka anuar nga trajneri Lerda, mësohet se klubi ia ka bërë të ditur italianit se në rast përsëritje, ai nuk do të mbështet më. Pra, sherri që bëri me Dritan Mehmetin mbetet të jetë i fundit për Franko Lerdën në detyrën e trajnerit të Partizanit, pasi në rast hapjeje të një tjetër vatre zjarri, i bie që të jetë radha e 53-vjeçarit të digjet. Drejtuesit e klubit janë mundur që të ruajnë ekuilibrat në ekip, për vetë pozicion që mban Partizani pas 10 javësh kampionat, kështu që dëshira është që kampionati të vijojë deri në fund me trajnerin Lerda, por tani tekniku italian e ka gjithçka vetë në dorë. Pas përplasjes së fundit me zv.trajnerin Mehmeti, Lerda u komunikoi drejtuesve se nuk e ka problem të japë dorëheqjen dhe për vazhdimësi­në u vuri një kusht, ose ai ose ndihmësi i tij te Partizani. Edhe në këtë rast klubi e gjeti zgjidhjen, pa prishur qejfin e asnjërit, duke i mbajtur të gjithë aktorët brenda familjes. Por, pas këtij rasti, “Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit ia kanë bërë të qartë trajnerit, që situata analoge nuk do të tolerohen më, në të kundërt pritet që të kemi një ndarje të pashmangsh­me mes palëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania