Panorama Sport (Albania)

Partizani me sytë nga porta, Kalari i bashkohet stafit teknik

Kapiteni Hoxha vuan dëmtimin që mori ndaj Kukësit

- Vladimir Mema

Partizani është i shqetësuar përpara ndeshjes me Luftëtarin, që do të luhet ditën e diel në “Selman Stërmasi”, ora 17:00. Të kuqtë, rrezikojnë të mbeten zbuluar në portë, pasi portieri Alban Hoxha vijon të vuajë dëmtimet që mori ndaj Kukësit, kështu që stafi mjekësor po bën më të mirën që kapiteni të jetë i gatshëm për gjirokastr­itët. “Panorama Sport” mëson se kapiteni vuan nga një problem në rrëzë të kofshës, ndaj edhe stafi do ta monitorojë gjendjen e portierit deri ditën para ndeshjes, në mënyrë që të mos rrezikojë. Përveç këtij lëndimi, ndaj Kukësit portieri Hoxha mori edhe një goditje në fytyrë nga ndërhyrja e gabuar e Rrocës, por ajo duket se ka kaluar pa probleme. Për këtë arsye, kapiteni Hoxha nuk është stërvitur me kapacitet të plotë me ekipin gjatë këtyre dy ditëve që janë grumbullua­r në kompleksin “Pepa” të qytetit të Elbasanit.

PORTA – Ndodh që një ekip të mos e ketë në dispozicio­n portierin e parë, pasi mund të privohet nga dëmtimet apo edhe pezullimet. Por, në kushtet ku ndodhet Partizani, mungesa e mundshme e Hoxhës është një problem jo i vogël. Prej disa javësh, të kuqtë nuk kanë në dispozicio­n as portierin e dytë, Aldo Teqjan, për shkak të incidentit që pësoi me rënien nga kati i gjashtë pas ndeshjes me Teutën. Edhe pse për fatin e tij të mirë, portieri ka kaluar çdo rrezik dhe mund të rikthehet sërish në fushat e blerta, për momentin klubi do të vazhdojë të jetë i privuar nga shërbimet e tij. Për këtë arsye, për momentin i vetmi portier te Partizani që është 100% i gatshëm është Livjo Malaj, i cili në fillim është regjistrua­r si “gardian” i tretë. Gjithsesi, kapiteni Hoxha pritet të jetë në fushë ndaj Luftëtarit, qoftë edhe duke bërë një sakrificë për ekipin.

DYSHIMET – Nuk kanë fund

problemet në kampin e kuq, ku sikur të mos mjaftonte sherri në pankinë midis trajnerëve që trazoi jo pak ambientin në klub dhe mungesës së dy portierëve të parë, te Partizani vijon të jetë në dyshim aktivizimi i Solomon dhe Telushit. Të dy lojtarët kanë pasur probleme dëmtimi dhe mund të thuhet se janë në një luftë me kohën për t’u rikuperuar për ndeshjen e radhës. Të paktën po punohet të jenë në dispozicio­n të teknikut Lerda për ndeshjen me Luftëtarin, qoftë edhe për të qenë në pankinë dhe të jenë të gatshëm për klubin.

REINALDO KALARI- Seanca e djeshme ka zyrtarizua­r edhe lëvizjet e fundit që kanë ndodhur në stafin teknik të Partizanit, ku ishmbrojtë­si Reinaldo Kalari është zv.trajneri i ri i të kuqve. Pas incidentit pas ndeshjes me Kukësin, ka ndodhur një rokadë, ku Dritan Mehmeti ka marrë drejtimin e Partizani B, ndërsa Kalari tani i bashkohet stafit teknik të trajnerit Franko Lerda.

 ??  ?? Hoxha dhe Telushi gjate seancës së djeshme
Hoxha dhe Telushi gjate seancës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania