Lukaku-Lautaro, Interi gjen dyshen e ëndrrave
Sulmuesit bashkëjetojnë në perfeksion me njëri-tjetrin
Edhe në Bresha e ven dosën sërish ata. Një gol për kokë, një gol për pjesë, dy goditje nga jashtë zonës. Njëra e devijuar dhe tjetra e pandalshme si një predhë drejt portës. Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku janë dyshja që po udhëheqin Interin në këtë sezon. Lu-La ka shënuar 10 gola nga 12 të fundit të Interit në të gjitha kompeticionet. Në muajin e fundit rrugën e rrjetës e kanë gjetur vetëm ata, me bashkëpunimin e Kandrevës (dy të tjerët). Ka një të dhënë interesante për dyshen e sulmit të Interit. Kur të dy janë titullarë, njëri prej tyre gjen patjetër rrugën e rrjetës. Si për të thënë që me belgun dhe argjentinasin në fushën e lojës, Interi e nis ndeshjen gjithmonë 1-0 në favor. Diçka e tillë shpjegon ecurinë pozitive të skuadrës së Kontes me 9 fitore nga 13 ndeshje të këtij sezoni. Kjo dyshe kontribuon në një tjetër statistikë shumë të rëndësishme: Interi ka gjetur gjithmonë rrugën e rrjetës në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Një rekord më vete për Antonio Konten dhe epokën e tij në drejtimin e skuadrës së Interit. Kurrë një ndeshje pa gol të shënuar dhe po flasim për 2 muaj kompeticion, ku zikaltrit kanë luajtur me skuadra të mëdha dhe të nivelit të lartë. Lukaku dhe Lautaro kanë kontribuuar në 12 gola në kampionat dhe vetëm dyshja ImobileKorrea bëjnë më mirë sesa sulmuesit e Interit. Sulmi i Kontes ka kaluar edhe dyshen Ronaldo-Dibala ose RonaldoHiguain. Ditën e martë, numri 9 dhe numri 10 zikaltër festuan me një përqafim që duket se tregon bashkëpunimin që ekziston mes tyre. Për më tepër po sjellin rezultatet dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.
CHAMPIONS- Lukaku dhe Lautaro kanë shënuar 14 gola në total në të gjitha kompeticionet, 7 për kokë. Lautaro përveç 5 golave në kampionat është zhbllokuar edhe 2 herë në Ligën e Kampionëve. Lukaku është kënaqur vetëm me golat në Serinë A dhe nuk e ka provuar shijen e golit në Champions me fanellën zikaltër. Në pritje të ndeshjes me Dortmundin, mund të jetë një motiv më shumë. Interesant është fakti që në kampionat të dy sulmuesit e gjejnë rrugën e rrjetës kur luajnë në transfertë (Kajlari, Sasuolo, Bresha). Në një moment të tillë kur në Paris po shkëlqen Mauro Ikardi, tifozët e Interit kanë ngritur pikëpyetje për cilësitë e Romelu Lukakut. Por ai iu përgjigj të
gjithëve në fushën e lojës me supergolin e shënuar në momentin më delikat të ndeshjes. Ndryshimi nga epoka e Ikardit është që tani shënojnë të dy sulmuesit, ndërsa atëherë vetëm ai. Lukaku dhe Lautaro kanë thyer një tjetër ters që nuk thyhej prej sezonit 2012-2013. Që
nga ajo kohë, kurrë dy sulmues të Interit nuk kishin shënuar të paktën 5 gola në 10 javët e para. Dyshja atëherë ishte MilitoKasano dhe trajner Stramaçoni. Kohë të tjera, pronarë të tjerë. Tani gjithçka ka ndryshuar. Vëmendja është e gjitha te Lautaro-Lukaku.