Panorama Sport (Albania)

Myler-Kutinjo, Bajerni ka gjetur çiftin perfekt

-

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, vendosi të hedhë në fushën e lojës nga minuta e parë dyshen Kutinjo-Myler, në ndeshjen e së shtunës ndaj Union Berlin. Kjo ishte hera e dytë që të dy lojtarët nisnin ndeshjen në formacion, por hera e parë si mesfushorë qendrorë. Kjo pasi Kovaç vendosi të luante me modulin 43-3. Kështu Tiago u spostua prapa dhe luajti si numër 6. Një formacion të cilin Kovaç e kishte praktikuar që në stërvitjen e së premtes. "Ka funksionua­r shumë mirë. Filipe hyri menjëherë në lojë dhe luajti më i organizuar. Kjo më pëlqeu shumë. Tiago gjithashtu bëri një punë të mirë duke marrë frenat e mesfushës si organizato­r i vetëm. E vetmja gjë që i mungoi atij ishte goli. Në përgjithës­i, mesfusha tregoi shenja jete dhe kjo falë ndryshimev­e të bëra në atë repart", tha Hasan Salihamixh­iç. Por sigurisht që Kutinjo-Myler kanë ende shumë punë për të bërë nëse duan të bindin trajnerin për një ndryshim të formacioni­t. Para disa javësh ishte e pamenduesh­me që të dy ta nisnin lojën nga minuta e parë. Ajo që ra në sy ishin përpjekjet e shumta të dy lojtarëve për të rikuperuar topa dhe ndihmuar njëri-tjetrin. Një ndryshim i tillë i dha impulse të tjera skuadrës, e cila ishte shumë ndryshe nga ajo që u pa në Athinë në mesjavë.

MESFUSHORI, I KËNAQUR

Nëse në të ardhmen do t'i shohim sërish të dy në formacioni­n e parë, kjo gjë mbetet për t'u parë. "Merreni si të doni", tha Myler pas ndeshjes, që në 18 ndeshje rresht në Bundesligë nuk ka shënuar asnjë gol. Gjermani goditi vetëm dy herë në portën e berlinezëv­e kurse braziliani vetëm një. Për sa u përket dyluftimev­e, Myler fitoi gjithashtu më shumë. Kutinjo bëri më mirë zotërimin e topit me 70 prekje nga 63 të Mylerit. Për sa u përket pasimeve, të dy bënë shumë mirë duke arritur mbi 80% të pasimeve të sakta. Në golat e Benzhamë Pavarit dhe Robert Levandovsk­it ata nuk ishin të përfshirë. Në përgjithës­i një paraqitje pozitive, por jo me shkëlqimin e dyshes.

MYLER QËNDRON

Një mesash i qartë u dha edhe për sa i përket çështjes së largimit të Mylerit nga Bajerni në merkaton e janarit. "Jam i sigurt vetëm për një gjë, që Tomas nuk do të largohet në janar", tha Niko Kovaç. Edhe Hasan Salihamixh­iç ishte i qartë në lidhje me një largim të Mylerit nga Mynihu. "Nuk besoj se ju prisni që ne të mendojmë një largim të tijin. Kjo është një temë e mbyllur për ne". Kovaç duket se ka gjetur kurën e duhur për lojtarët dhe

tani pritet t'i japë një zgjidhje edhe për sa u përket lojtarëve që do të luajnë përkrah Levandovsk­it. Klima në Mynih duket se është zbutur dhe skuadra tregoi shenja harmonie ndaj Union Berlin, një klimë që pritet të qëndrojë e tillë edhe në javët e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania