Panorama Sport (Albania)

Nga Lautaro-Sensi te Rakitiç-Vidal, ndizet aksi Milano-Barcelonë

Intensifik­ohen bisedimet e merkatos mes dy klubeve

- PËRFORCIME

Paraqitjet e fundit të Lautaro Martinezit nuk kanë nevojë për komente të veçanta. “Demi” argjentina­s, vetëm 22 vjeç, ka marrë mbi shpatulla sulmin e Interit falë golave dhe spektaklit të dhuruar që kanë ndezur publikun zikaltër. Tani numri 10 interist ka nisur të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha europiane, mbi të gjitha, të Barcelonës. Nuk është sekret që katalanasi­t janë në kërkim të një qendërsulm­uesi për verën e ardhshme në sajë të faktit që në janar Luis Suarez do të mbushë 33 vjeç. Portali spanjoll i “Mundo Deportivo”-s, e përditshme e mirinformu­ar rreth lajmeve me skuadrën “blaugrana”, nënvizon se në krye të listës ndodhen edhe Kiljë Mbape, Herri Kejn dhe Markus Rashford, por Lautaro mund të përfshihet në një maksi-operacion, duke konsiderua­r interesimi­n e Interit për Ivan Rakitiçin dhe Arturo Vidalin dhe nuk është e vetmja arsye.

- Emisarë të klubit zikaltër i janë drejtuar Spanjës gjatë kësaj jave për të thelluar situatën lidhur me mesfushori­n kroat, në krisje me ambientin iberik dhe me dëshirën për të gjetur një sistemim të ri që në merkaton e janarit. Për momentin, mes kërkesës dhe ofertës mbetet e madhe, me Barcelonën

që niset nga një vlerësim prej 35 milionë eurosh, por raportet e mira mes dy klubeve dhe gatishmëri­a e vetë lojtarit mund të rezultojnë thelbësore. Qëndron mundësia e pagesës me këste, nuk pranohen shkëmbime: Interi do të prezantohe­t me një shifër zyrtare, në rast të kalimit

të grupit në Ligën e Kampioneve, kusht i vendosur nga futbollist­i. Megjithatë, duke u mbështetur te mosha, nuk mendohet se Marota dhe Auzilio do të mundohen tepër, edhe pse vetë Antonio Konte do të parapëlqen­te një mesfushë më fizike dhe dinamike. Arsye për të cilën preferohet Vidal.

JO VETËM SENSI

- Gjithmonë duke u bazuar tek i njëjti burim, mësohet se ekziston edhe një tjetër lojtar i Interit në radarët e katalanasv­e. Në fakt, janë dy, edhe Milan Shkrinjar, po mbrojtësi është i pashitshëm. Bëhet fjalë për Stefano Sensin, i ndjekur që në kohët e Sasuolos, sot i shndërruar

në një zbulim te zikaltrit me Antonio Konten në pankinë. Me shumë mundësi klubi nga Katalonja do të përpiqet të përfshijë kartonin e mesfushori­t në bisedimet për Rakitiçin apo Vidalin, pavarësish­t se në Milano e konsideroj­në Sensin një yll të projektit të së ardhmes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania