Panorama Sport (Albania)

Mbajti vetëm mesfushën, Barela s’mjaftoi

-

Pas fitores në Ligën e Kampioneve kundër Borusias së Dortmundit, Interi priti Parmën në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Serisë A. Në skemën 3-5-2 të Antonio Kontes pushimi nga 1’ i takoi Stefan de Vrajt, me Godinin që formoi treshen në prapavijë përkrah Milan Shkrinjari­t dhe Alesandro Bastonit. Jashtë edhe Stefano Sensi dhe Matias Vesino: në mesfushë u vendosën Roberto Galjardini, Marselo Brozoviç dhe Nikolo Barela; Antonio Kandreva dhe Kristiano Biragi në anësore. Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez në sulm.

PJESA E PARË – Dejan Kulusevski, i vendosur në pozicionin e fantazisti­t, kishte detyrë të shqetësont­e Brozoviçin: bllokimi i “regjisorit” kroat bëri që manovra zikaltër të ishte sterile dhe e parashikue­shme. Jan Karamoh dhe Zhervinjo “prisnin” në gjysmëfush­ën e tyre, duke i lënë metra Shkrinjari­t dhe Bastonit, por duke garantuar më shumë dendësi qendrore në fazën pa top, kur anësorët zikaltër qëndronin të tërhequr për të markuar dy sulmuesit e Parmës. Interi kaloi në avantazh me goditjen e devijuar (nga Dermaku) të Kandrevës, por brenda pak minutash përmbyset, mes gabimeve individual­e dhe lehtësive të gjithë repartit mbrojtës. E privuar nga “regjia” e Brozoviçit dhe nga hapësira në thellësi për dialogimin mes dy qendërsulm­uesve, Interi humbet pak kthjelltës­i, duke ruajtur megjithatë dominimin territoria­l dhe duke dhënë, në fund të pjesës së parë, sinjalet e para të reagimit. PJESA E DYTË – Në mos për çështje taktike, inercia e ndeshjes në fillim të pjesës së dytë ndryshon për shkak të qëndrimit të ri të lojtarëve të Kontes. Më agresivë, me dhe pa top, më të shpejtë në lëvizjen e topit nga e djathta në të majtë për të krijuar superiorit­et numerik. Gjithçka e plotësuar nga kuraja e shtuar në kërkimin e inkursioni­t menjëherë porsa sigurohej mundësia dhe nga rritja e Barelës në brendësi të ndeshjes, protagonis­t i disa lëvizjeve spektakola­re në duelin kundër Juraji Kuçkës apo Mateo Darmianit. Biragi nuk sulmon me vazhdimësi­në e nevojshme në korsinë e majtë, ndërsa Kandreva shton ritmin në krahun e kundërt, duke u shndërruar edhe një herë vendimtar me asistin fitues për barazimin e Lukakut. Brozoviç shton rrezen e tij të aksionit, duke i “shpëtuar” markimit të Kulusevski­t dhe duke avancuar gjithë skuadrën, ndërkohë që Bastoni dhe Shkrinjar shpesh e ndihmonin me organizimi­n nga prapa. Aktivizimi i Espozitos nuk ndryshon ecurinë e ndeshjes, e karakteriz­uar edhe nga prania e shpeshtë e topit në 16 metrat e fundit. Ndeshja përfundon në barazim: një ndëshkim për Interin për disa lehtësira individual­e dhe gabimet në mbrojtje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania