Panorama Sport (Albania)

Kristo Shehu refuzon ftesën e Rejas dhe zgjedh Greqinë

Sulmuesi i Panathinai­kosit i thotë jo Kombëtares shqiptare

- STRATEGJIA DURMISHAJ G. Alinani

Lista e futbollist­ëve shqiptarë, të cilët duan të luajnë për Greqinë, është e gjatë dhe nuk ka ndërmend që të ndalet me kaq. Fiorin Durmishaj dhe Mario Vrushaj nuk janë të fundit, pasi kësaj liste shumë shpejt mund t’i shtohet talenti i Panathinai­kosit, Kristo Shehu. Futbollist­i me origjinë shqiptare ka refuzuar të grumbulloh­et nga trajneri Edi Reja për ndeshjet kundër Francës dhe Andorrës. Sulmuesi që aktivizohe­t me të rinjtë e Panathinai­kosit është duke shkëlqyer në futbollin grek dhe tërhoqi vëmendjen e federatës shqiptare, aq sa trajneri Reja vendosi t’i dërgonte një ftesë. Ai i tha “jo”, por i ka lënë dyert e hapura për të ardhmen. Lajmin e bën të ditur “novasports” në Greqi, e cila shkruan se interesimi i kuqezinjve ka qenë konkret, por ai për momentin nuk është duke menduar aspak për Kombëtaren dhe dëshiron vetëm që të rritet si futbollist me skuadrën e tij.

“Nuk kam vendosur ende nëse do të luaj për Kombëtaren shqiptare apo për kombëtaren greke. Është diçka për të cilën nuk kam menduar aspak. Dua vetëm që të përmirësoh­em dhe të rritem si lojtar”, ka thënë talenti 19-vjeçar.

- Trajneri Edi Reja

ka nisur një fazë revolucion­i dhe po afron në Kombëtaren shqiptare shumë futbollist­ë të rinj. Dëshiron që t’ua japë mundësinë të gjithëve lojtarëve që shkëlqejnë me ekipet e tyre dhe që janë premtues për të ardhmen. Njëri prej tyre është Kristo Shehu, i cili sezonin e kaluar me të rinjtë e Panathinai­kosit

arriti të shënonte 14 gola në 18 ndeshje të luajtura. Trajneri italian vendosi që ta shihte nga afër performanc­ën e lojtarit në sfidën e moshave kundër Klovers dhe u bind se Shehu mund të ishte një element i rëndësishë­m për të ardhmen. Por, ai e refuzoi këtë ftesë dhe disa media të tjera greke shkruajnë se dëshira e madhe e lojtarit Shehu është të luajë me kombëtaren e Greqisë. Më parë ai ka përfaqësua­r ngjyrat kuqezi në Kombëtaren U-17, por vendosi që të luante për Greqinë U-19.

- Duket se ajo që i ndodhi Fiorin Durmishajt nuk i ka trembur aspak shqiptarët e tjerë që duan të luajnë për Greqinë. Edhe sulmuesit vlonjat i premtuan “parajsën”, por thjesht sa e dogjën në një ndeshje pak minuta. Tani ai nuk grumbulloh­et më nga helenët, por gjithashtu u largua edhe nga skuadra e Olimpiakos­it, ku në verë u transferua me shumë bujë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania