Panorama Sport (Albania)

Italia “shkruan” simfoninë e 9-të

Bernardesk­i, dy herë Beloti, Romanjoli dhe El Sharaui barazojnë arritjen e Pocos

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një pjesë loje për të vuajtur dhe një tjetër për t'u rikthyer për të bërë Italinë. Natën e djeshme erdhi një tjetër sukses për të kaltrit, i nënti radhazi (një në miqësore dhe 8 radhazi në eliminator­e) për Roberto Mançinin, i cili barazon rekordin e ikonës Vitorio Poco, ndonëse duke parë rivalin që kishin përballë, diçka e tillë vështirë se mund të vihej në diskutim. "Axurrët" edhe pas ndeshjes së tetë eliminator­e konfirmohe­n me pikë të plota (24), por edhe natën e djeshme, ashtu si me Greqinë, katër herë kampionët e botës ndizen në pjesën e dytë. Pas golit të menjëhersh­ëm të Bernardesk­it, teksa kronometri nuk kishte bërë ende dy xhiro të plota, Italia e tërheq këmbën zvarrë në fushë deri në minutën e 25-të të pjesës së dytë, duke rrezikuar madje më shumë se rivalët pësimin e golave. Por 2-0 i shënuar nga Beloti e mbyll ndeshjen, madje me zbritjen në fushë

edhe të El Sharauit, "axurrët" gjejnë një tjetër ritëm, një tjetër gjallëri dhe saktësi në sulm, falë së cilës shifrat finale tregojnë 5-0 në favor të skuadrës së Mançinit, me Belotin që feston dopietën personale, gol të Romanjolit dhe të "ElSha"-s.

RROTACION MASIV

Edhe pse vendosën rekord, pjesa e parë e Italisë vështirë se mund ta justifikon­te arritjen e djeshme. Madje, që në sekondat e para, fillimisht Sirigu dhe më pas një spastrim hyjnor nga Mançini në rrëshqitje i mohojnë golin e avantazhit Lihtenshte­init. Por me t'u hedhur në sulm, pas një goditjeje këndi të luajtur me shpejtësi nga dyshja ZanioloBir­agi vjen asisti në qendër të zonës për Bernardesk­in, të cilin juventini e godet me forcë dhe saktë në rrjetë, pasi kishin kaluar vetëm 1 minutë e 49 sekonda lojë. Për sulmuesin ishte goli i dytë radhazi, pas atij që vulosi suksesin me Greqinë. Por kush mendonte se me të marrë avantazhin, Italia do të ofronte spektakël në

fushë, mbeti shumë i zhgënjyer. Ndoshta kjo edhe si rrjedhojë e rrotacioni­t masiv të ofruar nga trajneri Mançini, ku Kristante kishte marrë vendin e Zhorzhinjo­s në kabinën e regjisë, Zaniolo në vend të Barelës, Grifo në të majtë të sulmit në vend të Insinjes apo edhe me të gjithë mbrojtjen e rinovuar me Biragin, Mançinin, Romanjolin e Di Lorencon. Madje, ky i fundit për pak i dhuron golin e barazimit Lihtenshte­init me një top të kthyer mbrapa në mënyrë të gabuar, ndërsa Salanoviç pa golin që t'i mbetej në tentativë, për çështje milimetras­h, pas një predhe nga jashtë zone. Dhe me këto dy aksione mbyllet pjesa e parë.

CUNAMI "AXURR"

Gjithsesi, Italia vendos të ndryshojë gjithçka në pjesën e dytë, me një Beloti në formë të çmendur, i cili në minutën e 70-të dhe të 92-ën do të godasë dy herë saktë me kokë, për golin e 2-0 dhe 5-0, duke u ngjitur në kuotën 8 gola me përfaqësue­sen, por mes dopietës së bomberit të Torinos realizuan edhe Romanjoli, sërish me kokë, si dhe El Sharaui me të majtën, brenda zonës, pas një asisti fantastik të Kristantes. Për 27 minuta, Italia shndërrohe­t në një cunam, me Lihtenshte­inin që thjesht shijon spektaklin "axurr". Në fundin e pjesës së dytë kishte kohë edhe për debutimin e talentit të Breshas, Tonali, si dhe për Bonuçin, që u ngjit në 93 prezenca.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania