Panorama Sport (Albania)

Teuta, një vit pa fitore ndaj vlonjatëve

Kalendari "zjarr" për durrsakët, mbyllet edhe "Niko Dovana"

- Zamir Qypi

Të premten Teuta do kërkojë të thyejë "tersin" dhe të dalë me tri pikë nga përballja tejet e rëndësishm­e me Flamurtari­n. Durrsakët dhe vlonjatët janë përballur sezonin e kaluar katër herë me njëri-tjetrin. Tri ndeshje janë mbyllur në barazim, dy herë 1-1 dhe një herë 0-0, ndërsa përballjen e fundit në Vlorë e ka fituar 3-1 Flamurtari dhe durrsakët duhet të marrin me domosdo pikë të plota. Për t'u shënuar se durrsakët nuk fitojnë me Flamurtari­n prej 19 shkurtit 2017.

KALENDARI - Ndaj Flamurtari­t do të nevojitet fitore dhe paraqitje dinjitoze për të fituar sadopak moral. Më pas, kalendari për "djemtë e detit" rezervon vetëm ndeshje me koeficient të lartë vështirësi­e. Më 23 tetor, Teuta do t'i bëjë vizitë Laçit, ndërsa në mesjavë do të përballet me Bylisin në "Adush Muca". Duke lënë mënjanë faktin se me të "voglat" Teuta nuk ka vuajtur asnjëherë në vitet e fundit, por edhe me të mëdhatë ka treguar që di të fitojë, në nëntor do të presë Tiranën dhe më pas do të vizitojë Luftëtarin.

Nëse vështirësi­të nuk mjaftojnë, kalendari rezervon Vllazninë më 23 nëntor në "Loro Boriçi".

FUSHA - Në Durrës kanë nisur punimet dhe më konkretish­t mbjellja e barit në fushë. Tapeti i barit kishte kohë që kishte dalë thuajse jashtë funksionit dhe ishte bërë e papërshtat­shme për të luajtur futboll normal apo për të qarkulluar topin. Ndaj edhe drejtuesit e klubit durrsak

kanë menduar, duke përfituar edhe nga kalendari që të bëjnë ndërhyrje në tapetin e stadiumit. Skuadra durrsake, pasi luajti me Partizanin në transfertë, këtë fundjavë shkon në Elbasan dhe më pas do të përballet me Laçin dhe Bylisin. Me shumë gjasa, vetëm në sfidën me Tiranën Teuta mund të rikthehet dhe të luajë në "Niko Dovana".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania