Panorama Sport (Albania)

Daja: Duhet të bënim më shumë kundër Tiranës

-

Skënderbeu u mposht nga Tirana me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Kjo humbje nuk u prit aspak mirë nga trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, i cili në prononcimi­n pas ndeshjes në "SuperSport" deklaroi se skuadra mund të kishte bërë më mirë. "Shumë lojtarë kishin pak ditë përgatitje. Besoj se u vendosëm mirë në fushë. Nuk dua t'ia kaloj humbjen Koliçit, por ishte një gabim i tij te goli i parë. Tirana jo se nuk e meritoi fitoren, por me gjithë problemati­kat që kishim, mund të bënim më mirë. Do vazhdojmë para, sepse besoj se kontingjen­ti është i duhuri. Koha do na japë favorin që të përmirësoj­më problemet që shfaqim, për t'i parë gjërat me qetësi, që në javët në vazhdim të rikuperojm­ë gabimet. Në pjesën e dytë s'kishim më energji. Kemi mbajtur edhe Pëllumbin në gjendje dëmtimi. Por, kjo s'do të thotë që Tirana s'e meritoi fitoren. Me gjithë kontingjen­tin që kishim, mund të kishim bërë më mirë. Do të vazhdojmë përpara, pasi kontingjen­ti është i duhuri. Me kohën do të riparojmë problemet që kemi. T'i shohim gjërat me qetësi për të rikuperuar defektet e këtyre javëve", është shprehur Ilir Daja. Trajneri i korçarëve foli edhe për mungesat që kishte. "Për sa i përket formacioni­t, ishte një miksim, duke parë edhe problemet që kishte kundërshta­ri. Do doja të furnizohej më shumë Bregu, sepse në pjesën më të madhe të lojës ka qenë në një hapësirë boshe. Dy lojtarët e tjerë presonin lart. Do të thosha që ishte një miksim për ato aftësi që kemi në dispozicio­n, por edhe për të shfrytëzua­r hapësirat që linte kundërshta­ri. Për të qenë me "këmbë në tokë", ne duhet të shohim një Skënderbe që do vijë nga poshtë lart, duke shpresuar që me këtë kontingjen­t të ecim gradualish­t. Skënderbeu i atyre kohëve historike është kapitull i mbyllur. Shpresojmë në ardhjen e Jashanicës dhe duke rritur kondicioni­n, mendoj se do të bëjmë më mirë në të ardhmen", e mbylli Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania