Panorama Sport (Albania)

Duarte: Milan, më solli Paketa

"Ky klub ka një histori të bukur, kanë kaluar shumë brazilianë të famshëm"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Utransferu­a gjatë kësaj merkatoje nga Maldini dhe Boban për të plotësuar një repart aktualisht të vogël në numër. Duke konsiderua­r, për më shumë, faktin që është brazilian, do të ketë një detyrë më shumë: të ndjekë gjurmët e brazilianë­ve të tjerë, të cilët kanë kaluar më parë nga Milani. Leo Duarte, mbrojtësi i skuadrës kuqezi, me vitlindje 1996, i blerë për 11 milionë euro nga "Djalli" (mes pjesës fikse dhe bonuseve, që do t'i paguhen klubit brazilian nëse verifikohe­n disa kushte të caktuara), pasi mposhti konkurrenc­ën e Romës, Juves dhe Napolit, është ndalur për disa deklarata nga mediat italiane. "Milani ka një histori të bukur, është një klub i madh. Këtu kanë kaluar brazilianë të famshëm, si Kaka, Serzhinjo, Kafu, Tiago Silva. Shpresoj edhe unë të ndjek gjurmët e tyre".

TAKTIKA ITALIANE -

I lindur në Mokoka, Duarte rritet te Desportivo Brazil, përpara se të kalojë në janarin e 2014-ës te grup-moshat e Flamengos, ku debuton me skuadrën e parë në 2016-ën. Me skuadrën e Rio de Zhanejros fiton dy kampionate në 2017-ën dhe 2019-ën dhe një Kupë braziliane

në 2019-ën. U largua nga Brazili pas 60 ndeshjeve zyrtare dhe 2 golave të shënuar, gjatë të cilave veçohet pa dyshim një e dhënë interesant­e: numri i kartonëve të verdhë, vetëm 10 në 63 ndeshje. "Futbolli brazilian nuk ka një taktikë të madhe

si këtu, - ka analizuar më tej Duarte, ish-lojtari i Flamengos, skuadër ku kishte zhvilluar 14 ndeshjet e programuar­a deri në 7 gusht (ditën e udhëtimit në Itali) të ndara mes Kupës Libertador­es dhe Serisë A. megjithëse po punoja me

Zhorzh Zhezusin, i cili është një trajner europian dhe ka shumë njohuri nga futbolli. Më ka ndihmuar dhe tani duhet të përmirësoh­em me gjuhën për të kuptuar më shumë kërkesat e trajnerit".

MIKU PAKETA - Pas Teo Hernandezi­t, Rade Kruniçit,

Izmael Benaserit dhe Rafael Leaos, Duarte ishte blerja e pestë e Milanit në këtë merkato verore, të gjithë lojtarë U-23, tregues që "Djalli" po synon te talentet. Firmosi me kuqezinjtë një kontratë pesëvjeçar­e dhe tani do të luajë përkrah një tjetër braziliani,

fantazisti­t dhe mikut Lukas Paketa. "Bisedova me Paketan për të mësuar si ishte ambienti dhe se si funksionon­te këtu. Përgjigjet e tij më bindën, pasi ishin shumë pozitive; më bënë akoma më të lumtur dhe të motivuar për transferim­in".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania