Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

· Gjermania dhe Holanda do të luajnë takimin e dytë ndërmjet tyre në Grupin C. · Ndeshja e parë e luajtur në Holandë ka përfunduar 2-3 për skuadrën e Joakim Lëvit.

· Pasi u eliminuan nga Liga e Kombeve, skuadra e Gjermanisë duket se ka rigjetur ritmin. Gjermanët kanë shënuar të parët në çdo takim të luajtur për kualifikue­set.

· Hera e fundit që gjermanët kanë humbur një takim për kualifikue­se ka qenë në vitin 2007. Që atëherë, “pancerat” kanë grumbullua­r 24 fitore dhe 4 barazime.

· Holandezët janë skuadra që kanë vuajtur nga pësimi i golave. Në 14 ndeshjet e fundit ata kanë pësuar 14 gola e në të njëjtën kohë kanë arritur të fitojnë 12 ndeshje. · Gjermania ka mundur të fitojë pa pësuar gol në gjashtë ndeshjet e luajtura në shtëpi për kualifikue­set në Europian.

· Në dy ndeshjet e fundit në transfertë, holandezët kanë shënuar vetëm dy herë gjatë pjesëve të para. · Gjashtë nga shtatë golat e shënuar ndaj gjermanëve, Holanda i ka bërë në pjesën e parë.

· Në pesë ndeshjet e fundit, holandezët kanë shënuar më shumë se dy gola.

· Irlanda e Veriut është e para në Grupin C, me 12 pikë të plota në katër ndeshje. Pas tyre vjen skuadra e Lëvit dhe ajo e Roland Kumanit. · Gjermanët kanë shënuar mbi dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit. · Holandezët kanë gjetur rrugën e rrjetës të paktën 2 herë në katër ndeshjet e fundit.

· “Pancerat” kanë shënuar të paktën dy gola në 3 ndeshjet e fundit.

· Në 3 takimet e fundit ndaj gjermanëve, portokalli­njtë kanë shënuar të paktën dy gola.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania