Panorama Sport (Albania)

Vora kalon me penallti, do të përballet me Partizanin

Tri traversa goditi skuadra vendëse në këtë ndeshje

- Abdulla Dushku

Plot 120 minuta lojë ofensive, 3 traversa dhe 13 raste shënimi ka regjistrua­r Vora në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Luzit. Vetëm fati te penalltitë i dha të drejtën e kualifikim­it. Deliallisi nuk gaboi në penalltinë e fundit dhe tani Vora do të ndeshet me Partizanin në turin tjetër. Vora ishte kërkuese që në fillim dhe rrezikoi me Bakajn nga një goditje e lirë. Ishte po Bakaj më pas që goditi fort dhe topi u përplas në traversë. Vilson Mziu godet portën në hyrje të zonës, por reagoi bukur portieri mik, i cili me një grusht largon rrezikun. Meshaj gjuajti në hyrje të zonës, topi preku shtyllën dhe doli jashtë,

kurse në të 39-ën Vora përsëri ngeci te traversa, që këtë herë u godit nga Gapi. Luzi ishte i rrezikshëm vetëm me kundërsulm. Në të 61-ën Meshaj iu afrua sërish golit, ndërsa në të 71-ën Veliaj për miqtë goditi nga larg shumë fort. Duke qenë se 90 minutat e kohës së rregullt nuk sollën gol, u desh

shtesa dhe gjatë saj u regjistrua­n disa raste. Mziu goditi bukur nga kornia, por Mezini bëri mrekullinë. Në të 110-ën Vora u ndal përsëri nga traversa, pas goditjes së Bakajt. Në fundin e shtesës, kapiteni i Luzit, Tedi Baholli, goditi bukur, por këtë herë mrekullia ka ardhur nga Mertkola.

PENALLTITË - Edhe shtesa nuk solli gol dhe gjithçka u vendos nga penalltitë. Veterani Veliaj e nxori topi jashtë, Mashi kaloi Vorën në epërsi, më pas Luzi shënoi tre gola me Meshajn, Karepi dhe Zhavën, ndërkohë që vorakët, pas golit të dytë të Mziut, humbën penalltinë e tretë me Spahiun. Bakaj ekuilibroi shifrat në 3-3, sepse gjuajtja e Bakallit u prit nga portieri. Fati në fund varej nga këmbët e Deliallisi­t, që nuk fali dhe 4-3 për Vorën.

ÇANI - Trajneri Gerald Çani, pas kualifikim­it, u shpreh: “Dominuam totalisht, por fati nuk ishte me ne, sepse na u mohua tri herë goli nga traversa. Humbëm edhe disa raste të tjera. Sfida kundër Partizanit është ndeshje prestigji, ku duhet të tregojmë vlerat tona. Është krenari për një qytet të vogël si Vora të luajë kundër një ekipi legjendar si Partizani. Ajo ditë do të jetë një festë për ekipin dhe tifozët”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania