Panorama Sport (Albania)

Bylisi për rekord, luan miqësoren e dytë në 24 orë dhe mposht Apoloninë

Shënojnë Ntepe, Guindo dhe Diego, Hidi humb penallti

- Erjon Saliu

Pasi u mund nga Egnatia, Bylisi gjen kthesën brenda 24 orësh në miqësore. Nëse të martën humbën në Rrogozhinë 2-0, dje kanë fituar në shtëpi përballë një tjetër kundërshta­ri nga Kategoria e Parë. Këtë herë janë ndeshur me Apoloninë dhe e kanë mposhtur me rezultatin 3-2. Vendësit kanë dominuar deri në mesin e pjesës së dytë, megjithatë pas minutës së 60-të fierakët u “zgjuan” duke ngushtuar shifrat e më pas barazuan. Gjithsesi, mendoi Diego Celis që të “vuloste” triumfin vetëm 3 minuta para fundit të krejt takimit.

Ndeshja - Të dy trajnerët hodhën në fushën e lojës formacione­t e tyre më të mira, ndonëse me lëvizje. Veljko Dovedan u tregua i kujdesshëm, duke aktivizuar nga minuta e parë elementë që një ditë më parë nuk ishin titullarë. Gjithsesi, vend për përjashtim­e pati, pasi luajtën Janku e Turabov.

Epërsia në fushë ishte e dukshme, ndërsa Ntepe dhe Guindo vazhdojnë të tregojnë se janë në formë të mirë. Që në minutën e 20-të i pari solli avantazhin, ndërsa në të 30-ën i dyti çoi shifrat në 2-0. Apolonia ndjeu mungesat e dy titullarëv­e, portierit Harizaj si dhe mbrojtësit Sota, që janë të grumbullua­r nga Shpresa. Pjesa e parë mbyllet pa surpriza, ndonëse Mihana ka rrezikuar disa herë portën e Bylisit. Të dy trajnerët bëjnë lëvizje me nisjen e 45 minutave të dyta dhe fierakët shfaqen më kërkues, aq sa e ngushtuan rezultatin. Ishte fillimisht Hysenshaha­j që ktheu në gol një penallti të fituar, ndërsa në të 85-ën Marjo Gjata barazoi. Isli Hidi shënoi me 11-metërsh në kampionat kundër Skënderbeu­t, por dje në miqësore nuk ia doli dot. Ai nuk e çoi dot topin në rrjetë dje. E megjithatë, mendoi argjentina­si Diego, i futur nga stoli, që t’i jepte fitoren ekipit.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania