Panorama Sport (Albania)

Boban: S™na intereson mesi i renditjes, Milani fikantierf­l... suksesi

“Modriç milanist, por s’e braktiste dot Realin”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Zvonimir Boban ish te protagonis­ti krye sor i afrimit të Ante Rebiçit te Milani, por merkatoja kuqezi ka qenë vazhdimish­t në lupën e drejtuesit kroat. Në një intervistë për “Sky”, 50-vjeçari ka analizuar të gjitha goditjet e mundshme të verës të “Djallit”.

Më në fund merkatoja përfundoi...

E thatë shumë saktë. Ishte një periudhë tejet stresuese, ndaj uroj që FIFA të ndërhyjë dhe t’i shkurtojë afatet për transferim­in e lojtarëve. Kur koha është e tepërt, stresohet skuadra, trajneri dhe ka shumë futbollist­ë që ikin e vijnë.

A janë të kënaqur drejtuesit e “Elliott” për veprimtari­në tuaj?

Të them të drejtën nuk kam folur fare (qesh). Kemi pasur shumë punë gjatë këtyre javëve të merkatos. Jemi marrë me anën organizati­ve, sepse donim t’i jepnin formë punës sonë, duke përmirësua­r strukturën në të gjitha aspektet. Një lojtar që vlen 100 milionë euro, i vetëm, nuk ta ndryshon ekipin dhe ecurinë e rezultatev­e.

Keni afruar gjashtë futbollist­ë dhe të gjithë të rinj. Mos është një hap më i gjatë se këmba?

Strategjia e klubit është e tillë, por ky është Milani aktual. Lojtarët e rinj sjellin pozitivite­t, megjithatë në ekip ka edhe të tjerë me përvojë. Mund të them që në grup ka edhe të rinj të cilët janë liderë. Personalit­eti është diçka e lindur. Pasi përforcuam skuadrën, tani le të përmirësoj­më lojën. Nuk pranohet që Milani të “lundrojë” në mesin e klasifikim­it. Duhet ambicie dhe punë, sepse nuk kthehemi dot brenda ditës në nivelet e dikurshme.

Sa do të ndikojë një si Rebiç në lojën e Milanit?

Do ta shohim, por mund të them se është një lojtar me karakter dhe forcë. Për më tepër, di të bëjë disa role dhe ka treguar se i përballon nivelet e larta. Kemi të bëjmë me një djalosh serioz, i cili është përmirësua­r ndjeshëm edhe teknikisht, sepse shpejtësia dhe shënjestra kanë qenë cilësi që i ka pasur me kohë. Jemi të lumtur që u bë pjesë e Milanit.

Çfarë ndodhi me Modriçin?

Modriç është milanist dhe një lojtar i jashtëzako­nshëm, por shanset e transferim­it të tij te Milani ishin thuajse inekzisten­te. Mbase Lukës do t’i pëlqente të vishej kuqezi, por biseda konkrete nuk kemi zhvilluar kurrë. Me sa di, ai nuk

do ta linte Realin pas një sezoni të dobët dhe kjo është diçka që e nderon.

Po Korrea, përse nuk erdhi, sepse u fol shumë gjatë?

Në rastin e tij nuk u gjet gjuha e përbashkët në terma ekonomikë. U munduam

të afronim edhe lojtarë të tjerë me karakteris­tikat e Korreas, por meqë zgjedhja ra mbi Rebiçin, mbase koha na tregon se nuk kemi gabuar.

Pas gjashtë afrimesh, çfarë objektivas­h ka ky Milan?

Jemi ambiciozë, por duhet durim. Organika ka cilësi dhe me kalimin e kohës do të kuptojmë nëse kemi punuar mirë apo keq në merkato. Personalis­ht mendoj se te Milani ka shumë lojtarë që kanë mundësi të lënë gjurmë.

 ??  ?? Piontek në aksion ndaj Breshas
Piontek në aksion ndaj Breshas
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania