Panorama Sport (Albania)

Teuta rinis përgatitje­t, Vllaznia obsesioni i Shkëmbit

- Zamir Qypi

Fitorja ndaj Luftëtarit sigurisht që e ka rritur adrenalinë­n te Teuta e për më tepër që skuadra tashmë është në rrugën e duhur dhe brenda pritshmëri­ve. Teuta në tri javët e para ka pasur mungesa, megjithatë skuadra e trajnerit Blendi Shkëmbi nuk i ka ndier edhe aq shumë. Durrsakët janë treguar një ekip simpatik, i konsolidua­r dhe që ka ende shumë për të dhënë, sepse disa nga afrimet nuk janë ende në 100% të tyre. Pa thënë se pritet që të debutojë edhe sulmuesi Khalid, i cili vjen nga Prishtina, aty ku ka spikatur si shënues. Por, nga kjo ndërprerje dyjavore e kampionati­t pritet që durrsakët të kenë gati për ndeshjen me Vllazninë tre futbollist­ë. Beqja e Çyrbja, të cilët ende nuk kanë debutuar për këtë sezon, por edhe një nga më të spikaturit e skuadrës, Sherif Kallaku. Me këto tri rikthime e natyrisht me një skuadër edhe më solide në vijën e parë me Khalidin, durrsakët pritet që të jenë edhe më të fortë në vijimin e garës.

PËRGATITJE­T — “Djemtë e detit” kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore me sytë nga përballja e javës së ardhshme kundër Vllaznisë. Dje pasdite skuadra e Teutës iu rikthye seancave stërvitore. Pas 48 orësh pushim, lojtarët e Teutës dhe stafi i saj zbritën në fushën e blertë për të vazhduar përgatitje­t, ndonëse ketë javë kampionati do të jetë pushim, për shkak të impenjimit të Kombëtares në eliminator­et e “Euro 2020” ndaj Francës dhe Islandës. Deri në ndeshjen me Vllazninë do të vazhdohet me një seancë në ditë. Brenda kësaj kohe pritet që futbollist­ët të jenë në gjendje optimale për të qenë gati dhe të vijojnë më rezultate pozitive në Superiore. Stërvitja e djeshme filloi me nxehje të lehtë, ku përgatitës­it atletikë Iris Selimi dhe Françesko Vitobello vazhduan punën me futbollist­ët me disa ushtrime fizike. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me ushtrime aerobike, lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një lojë mes tyre. Harmonia në ekip shihet si një faktor kyç për një ecuri pozitive gjatë sezonit.

VLLAZNIA - Deri javën e ardhshme, në Durrës kanë mjaftueshë­m kohë për t’u bërë gati për sfidën ndaj Vllaznisë. Teutën e pret një ndeshje e vështirë. Të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar dhe shpresojnë që ta vijojnë me rezultate të mira dhe ta kalojnë edhe këtë pengesë. Në Durrës janë me mendimin që t’i marrin një e nga një ndeshjet, sepse nuk mund të bëhen plane afatgjata. Së pari, duhet të mendojnë ta kalojnë me sukses Vllazninë. Fillimi i mirë është gjysma e punës, prandaj skuadra duhet të marrë një rezultat pozitiv, duke nisur që nga ndeshja e radhës. Atmosfera në grup është pozitive, ndaj të gjithë kanë besim se do t’ia dalin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania