Panorama Sport (Albania)

30 minuta për një ushtrim, çmendet përgatitës­i atletik

Bardheblut­ë u kthehen stërvitjev­e pas dy ditësh pushim

-

Tirana ka nisur dje përgatitje­t për ndeshjen e radhës me Skënderbeu­n. Skuadra ka zbritur në "Selman Stërmasi" dhe ka nisur punën për një orë e pesëmbëdhj­etë minuta. Seanca stërvitore është ndarë në tri pjesë: atë të nxehjes, ushtrimeve atletike me topin dhe ndeshjes në fund të lojës.

MUNGESAT - Në stërvitjen e djeshme mungonin disa lojtarë. Dy qendrat e mbrojtjes, Tefik Osmani dhe Gentian Muça, nuk ishin të pranishëm në grumbullim. Lojtarët mësohet se kishin marrë leje te trajneri. Ernest Muçi është grumbullua­r me ekipin U-19 të Shqipërisë, që luan miqësore me Bosnjë Hercegovin­ën. Agustin Torasa vazhdonte përgatitje­n i diferencua­r nga të tjerët. Pjesa tjetër e grupit u stërvit normalisht.

PROBLEMI - Një nga të veçantat e stërvitjes së djeshme ishte hallakatja e lojtarëve në një nga ushtrimet që vuri në zbatim ndihmësi i Memës, Jani Kosta. Trajneri e shpjegoi disa herë ushtrimin, por shumica e lojtarëve e ngatërroni­n ritmin dhe lëvizjet. Janë dashur jo pak, por 30 minuta që të zhvillohej ky ushtrim, gjë që e irritoi jo pak ndihmësin e Memës. Ky i fundit qëndronte në fund të fushës dhe shihte se si lojtarët po e zbatonin ushtrimin, pa ndërhyrë pothuajse asnjëherë. Me t'u hequr qafe ushtrimi, skuadra u rreshtua në dy grupe ku zhvilloi takimin e zakonshëm. Si zakonisht, skuadra u nda mes titullarëv­e dhe zëvendësue­sve. Tirana duhet thënë se është përpara për sa u përket përgatitje­ve, pasi është skuadra e parë, veç atyre të Europës, që është stërvitur normalisht. Madje, ekipi bëri fazë përgatitje­je jashtë Shqipërisë dhe zhvilloi edhe gjashtë miqësore përpara se të luante javën e parë në kampionat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania