Panorama Sport (Albania)

Stil i ri gjobash te Tirana, 400 euro kush ankohet te presidenti

Risia, edhe lojtarët kanë hartuar rregullat e tyre të sjelljes

- OLSI AVDIAJ

Diktaturë te Tirana nga klubi për sherrxhinj­të. Jo vetëm kaq, por edhe vetë lojtarët të mbledhur në Ohër kanë vendosur rregullat e tyre brenda grupit, që skuadra të mos ketë problemet e sezoneve të fundit.

Nëse sherret Taku-Josa, Mema-Ngo, Hasani-Mema apo përplasje brenda skuadrës kanë turbulluar gjithmonë ambientin bardheblu, tani gjërat do të jenë ndryshe. Prej një muaji, ai që guxon të prishë rregullin ndëshkohet rëndë financiari­sht, jo vetëm nga klubi, por edhe nga shokët.

GJOBAT E KLUBIT - Të gjithë e dinë që gjobat e klubit janë ato klasiket. Sidomos te Tirana. Nëse skuadra nuk fiton titullin apo Kupën e Shqipërisë dhe normalisht nuk shkon në Europë, lojtarët nuk marrin 15 për qind të pagave. Po kështu, lojtarët vjet janë ndëshkuar me 500 mijë lekë ose 500 euro në varësi të kontratës, për sherret që kanë bërë me njëri-tjetrin. 500 euro kushton një ditë mungesë në stërvitje e pajustifik­uar, ndërsa sherri me trajnerin varion diçka mes 500-4000 eurove. Për këtë çështje mund të flasë më shumë Majkëll Ngoja, i cili e provoi vjet në kurriz, por në fund iu fal gjoba. Dihet që në kohën e Ze Marias, minuta e vonesës në stërvitje kushtonte 1000 lekë dhe ky ndëshkim ka mbetur edhe sot. Zakonisht këto gjoba grumbulloh­en dhe ose shkojnë për bamirësi, ose shtrohet një darkë për gjithë ekipin. GJOBAT E GRUPIT Këtë sezon, të frymëzuar nga ndërtimi i sindikatës së lojtarëve, grupi bardheblu ka emëruar një futbollist, i cili do të jetë në krye të të gjithëve, përkrah trajnerit dhe kapitenit. Qëllimi i lojtarit të zgjedhur është që të merret me sjelljet e lojtarëve brenda grupit. Do të jetë pikërisht ky i fundit që do të ndëshkojë shkelësit e rregullave brenda grupit, pa shkuar në duart e drejtuesve të klubit. Rregulla ka sa të duash, por disa janë zbuluar. Kështu, nëse qën

dron në ambientet e grumbullim­it, stërvitjes dhe nuk je veshur me kostumin që kërkon klubi, e pëson me gjobë. Ndëshkimi për këtë veprim është vënë nga vetë lojtarët 200 euro. Në ambientin bardheblu flitet edhe për një gjobë akoma më të rëndë. Cilido që shkon ankohet te presidenti apo shkon ta takojë për çështje të ndryshme, do të ndëshkohet 400 euro dhe gjobën mund t'ia vendosë grupi. Rregulla të forta këto të bardhebluv­e, si të klubit dhe vetë skuadrës, të vëna për të mbajtur të qetë ambientin e 24 herë kampionëve. Dhe rezultatet duken. Tirana është e para me shtatë pikë, pa gola të pësuar dhe pesë rrjeta të shënuara, si asnjë skuadër tjetër.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania