Panorama Sport (Albania)

Ngec Junajtid, Uolves mbetet tabu

Pogba tradhton "djajtë", francezi humbet penalltinë që e debatoi me Rashfordin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Barazimi i parë sezon al për Mançester Junajtidin, që në fund të një ndeshjeje me dy fytyra, nuk arrin të thyejë murin e ndërtuar nga Uolverhemp­toni. Të shkëlqyer dhe të vendosur në pjesën e parë, skuadra e Solskjaeri­t del e vetëkënaqu­r në të dytën, duke pritur reagimin e "ujqërve" të Nuno Espirito Santos, që konfirmohe­n tabuja e tyre (e mposhtën 2 herë në tri përballjet e sezonit të shkuar). Golit të Marsialit në minutën e 27-të iu përgjigj Neves në fillim të pjesës së dytë me një perlë nga distanca. Pogba pati shansin për të rikthyer Mançesteri­n në avantazh në minutën e 68-të, por u hipnotizua nga Rui Patrisio. Emocionet e para i dhurojnë dy aksione personale të Raul Himenezit dhe Markus Rashfordit. Mbrojtësit gjunjëzohe­n, mes të cilëve edhe më i shtrenjti në histori, Meguajër, por nuk vjen asnjë goditje në portë. Numri 10 i Junajtidit do të gjente edhe Marsialin, por francezi gabon në momentin e fundit. Kombinimi i tyre shkon më mirë në minutën e 27-të, kur ish-talenti i Monakos mposht Patrision me një diagonale të fortë me të majtën. Për të, goli numër 50 me fanellën e "djajve". Dhe, mund të vinte edhe i 51-ti, nëse nuk do të ishte treguar konfuz me topin pas një gabimi të mbrojtjes së vendësve. Pas pushimit, Santos ndryshon diçka nga skema e tij 3-5-2: jashtë Doherti, brenda Traore. Dhe, është pikërisht sulmuesi ai që fiton goditjen e dënimit që sjell rrezikun e parë për De Gean me Himenezin. Një minutë më vonë, Uolves barazon me të djathtën fluturuese nga jashtë zone të Ruben Nevesit, e cila ndalet në trekëndësh­in e De Geas. 60 sekonda emocione të një ndeshjeje që për periudha të gjata nuk prodhoi asnjë goditje në portë. Duhet një episod për ta rigjallëru­ar sfidën: Pogba është njeriu i duhur për ta vrarë mërzinë. Kampioni i botës penetron në zonë, Kodi e pengon dhe ka 11-metërsh. Debat me Rashfordin për të ekzekutuar penalltinë, ndërsa Rui Patrisio gjen këndin e duhur dhe frenon me këmbë francezin. "Molineux" shpërthen në festë. Vendësit rrezikojnë që të shënojnë edhe golin e nokautit, ndërsa Shou shpërdoron rastin e fundit në shtesë. Santos aktivizon në fund edhe blerjet nga Italia të Netos dhe Kutrones. Solskjaer i përgjigjet me Grinud dhe Pereira, por është tepër vonë. Mançester Junajtid shpërdoron rastin për t'iu bashkuar Arsenalit dhe Liverpulit në krye të klasifikim­it, të vetmet skuadra të Premier Ligës që kanë pikë të plota pas 2 javëve të para.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania