Panorama Sport (Albania)

Shtubina: Prisni një tjetër Vllazni, e nisim me fitore kundër Laçit

"Bomberi": Mos u trembni, ishim të ngarkuar ndaj Besëlidhje­s

- Çfarë synon kjo Vllazni? Admir Uruçi

I ka kaluar të 32-tat, megjithatë vazhdon t'i sfidojë më së miri vitet. Nga një mesfushor tipik, ka ditur të përshtatet jo vetëm si mbrojtës, por edhe si sulmues goli. Cilësitë e tij janë të padiskutue­shme, gjë që e tregoi edhe në miqësoren e fundit kundër Besëlidhje­s, por ai vazhdon të jetë modest. Në një intervistë të dhënë për gazetën pas atij testi, mundohet që të rrisë besimin edhe në radhët e tifozëve. Ai premton se Vllaznia do të paraqitet ndryshe këtë vit. Ndonëse nuk flet për objektiva konkretë, mbijetesën as e diskuton.

Vllaznia e mbylli me barazim fazën e përgatitje­ve. A është kjo forca reale e ekipit?

Jo, forca e kësaj skuadre nuk është kjo. Të mos harrojmë se ne kemi punuar shumë dhe kemi zhvilluar një stërvitje të fortë, ndaj ishim disi të ngarkuar. Na duhet edhe disa kohë për t'u çliruar dhe për të dalë në lojën tonë. Kjo vlen për çdo lojtar. Nuk është Vllaznia kjo që u pa me Besëlidhje­n. Mendoj se forcën tonë reale do ta shihni në vazhdim.

Vërtet besoni se Vllaznia e sezonit të ri do të jetë larg asaj që rrezikonte mbijetesën?

Unë them se po. Po punohet shumë dhe besoj se frytet e punës do të merren në këtë sezon. Mendoj se lojtarët janë ende të ngarkuar fizikisht dhe në javët në vijim, me uljen e ngarkesave, gjithçka do të shkojë në vendin e vet. Ne do të arrijmë që të shprehemi më lirshëm dhe më mirë në fushën e lojës.

Më 24 gusht nis kampionati dhe përballë do të keni ekipin ku luajtët për dy vite. Si ndiheni?

Unë e respektoj ekipin e Laçit, drejtuesit, lojtarët, por edhe tifozët për mbështetje­n që më kanë dhënë. Por, unë jam profesioni­st, jam shkodran dhe dëshiroj që të jap më të mirën për Vllazninë dhe për ekipin, ngjyrat e të cilit do të mbroj. Unë dëshiroj që në këtë start të bëj më të mirën për Vllazninë, pavarësish­t vlerësimit dhe asaj që unë kam arritur dhe kam bërë me Laçin.

Pra, prisni një fitore që në start?

E thashë, vlerësimet për atë që kam marrë nga Laçi nuk mungojnë. Por, tani jam pjesë e Vllaznisë dhe duhet të bëj më të mirën për të dhe të gjithë së bashku do të mundohemi që të marrim maksimumin për ta nisur sa më mbarë kampionati­n. Duhet t'i marrim gjërat me radhë, takim pas takimi. Besoj se do të jemi një skuadër konkurrues­e dhe objektivat do t'i arrijmë me punë e jo me fjalë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania