Panorama Sport (Albania)

Renja: Kam ikur 4 muajsh nga Korça, shkëlqej në Gjirokastë­r

- Sa e njihni kampionati­n shqiptar? Doni të thoni "Europa"...? Tomor Shehu

Është larguar vetëm 4 muajsh nga Shqipëria, por vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me vendin e tij. Pas një karriere të pasur në Greqi dhe Bullgari, korçari Andi Renja vendosi që të rikthehej në atdhe për të luajtur futboll. Ka firmosur për Luftëtarin dhe është gati të japë maksimumin për të shënuar. Në një rrëfim për "Panorama Sport", sulmuesi 26-vjeçar rrëfen arsyet që e sollën në Gjirokastë­r, por nuk ngurron të tregojë diçka më shumë nga e shkuara e tij. Andi, pse zgjodhët pikërisht Luftëtarin për të vijuar karrierën? Asgjë më shumë, sesa besimi që drejtuesit e Luftëtarit patën tek unë. Duke filluar nga presidenti Bekim Halilaj, drejtori teknik Klodian Duro e pa harruar trajnerin Klevis Dalipi, ishin ata që më shtynë të bëja këtë transferim. Besoj se bëra zgjedhjen e duhur, pasi Luftëtari është ekip me traditë në futbollin shqiptar. Skuadra përbëhet në shumicë nga lojtarë të rinj, a ju "tremb" ky fakt? Absolutish­t jo. Lojtarët e rinj janë burim frymëzimi dhe përkushtim­i. Ata do të dinë të japin më të mirën e mundshme për Luftëtarin e sezonit të ri. Dëshira për të punuar nuk u mungon, ndaj jam i bindur se do të jemi një "kockë e fortë" për të gjithë kundërshta­rët. Luftëtari është ekip me histori dhe këtë histori ne si skuadër duam ta çojmë më tej. Të jem i sinqertë, nuk e kam ndjekur shumë dhe për arsye të impenjimev­e në kampionati­n bullgar. Kam lindur në Korçë dhe kur isha vetëm 4 muajsh, familja ime la Shqipërinë për të udhëtuar në Greqi, aty ku edhe sot jetojnë. Tri vjet kam jetuar në Bullgari dhe megjithatë nga miqtë e mi këtu në Shqipëri jam informuar për mënyrën se si luhet dhe agresivite­tin në fushë. Luhet fuqishëm. Pse zgjodhët Gjirokastr­ën dhe jo Korçën?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dhashë pak më lart. Më bindi projekti i skuadrës dhe drejtuesve të rinj. Ata kanë për synim të ndërtojnë këtë edicion futbollist­ik. Këtu (Gjirokastë­r) kam gjetur një klimë më shumë se të ngrohtë. Mentalitet­i i fituesit, pritja e qytetarëve dhe gjithë njerëzve të tjerë, për mua do jenë arsye më shumë për të dhënë maksimumin për Luftëtarin. Cili është objektivi juaj personal dhe sa gola premtoni se do të shënoni për ngjyrat e Luftëtarit? Këtë s'mund ta them. Unë kam për detyrë të punoj fort dhe të jem në shërbim të ekipit. Sa më shumë gola të shënoj, aq më mirë për mua. Numër fiks nuk mund të them. Të gjithë të punojmë për të siguruar objektivin mbijetesë, pse jo për të synuar objektiva më madhorë. Duam që të përsërisim arritjen e dy sezoneve më parë, kur skuadra shkoi në Europë. Mision i vështirë, por jo i pamundur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania