Panorama Sport (Albania)

Sherr, puthje dhe VAR, Siti ngec me Totenhemin

Aguero përplaset me Pep, por në fund bëjnë paqe

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Si në prill, mes Mançester Sitit dhe Toten hemit ka përsëri spektakël. Dhe ashtu si në prill, në ndeshjen e paharruesh­me të kthimit të çerekfinal­eve të Ligës së Kampioneve, fati i buzëqesh Totenhemit. Këtë herë "Spërsat" nuk dalin nga "Etihad", duke festuar për një humbje të ëmbël, por për një barazim të ëmbël. I ëmbël, i djersitur, i supervuajt­ur, sepse 2-2 në Mançester nuk ishte rezultati logjik i një ndeshjeje të kontrollua­r praktikish­t nga minuta e parë deri tek e fundit nga kampionët e Anglisë, fajtorë që lejuan disa fikje të shfrytëzua­ra në momentin e duhur nga skuadra e Poçetinos (dy gola me dy goditje në portë). Nuk mjafton De Bryjne (dy asiste gjeniale) dhe nuk mjafton as Sterling dhe Aguero, protagonis­t i një përplasjej­e të dhunshme me Guardiolën në momentin e zëvendësim­it me Zhezus (minuta e 66-të): argjentina­si thërritet t'i lërë vendin Gabriel Zhezusit, por ai nuk e pret mirë zëvendësim­in dhe i shkon drejt trajnerit të tij për të protestuar. I surprizuar, trajneri e ngre më

fort zërin dhe e shtyn. Debati vijon edhe me lojtarin nga stoli. Zgjat saktësisht 44 sekonda dhe shuhet pas ndërhyrjes së zëvendëstr­ajnerit Mikel Arteta. Siti nuk koleksiono­n tri pikët edhe për shkak se Lamela dhe Lukas Moura ekuilibroj­në sa herë

ata kalojnë në avantazh. Fillimisht vendësit festojnë me Sterlingun me kokë pas asistit gjenial të De Bryjnes në 20'. Tre minuta dhe Lamela ekuilibron pas asistit të Ndombelesë. 12 minuta më vonë De Bryjne gjen Agueron një metër larg vijës fatale dhe

rinis festa, e cila shuhet në pjesën e dytë, pasi Moura pas vetëm 19 sekondash në fushë, baraspesho­n sërish. Finale elektrizue­se me VARin përsëri protagonis­t, ashtu si në Champions, duke anuluar golin vendimtar të Zhezusit. Është minuta e 93-të:

goditja e këndit devijohet nga krahu i Laportes përpara se të mbërrijë në këmbët e braziliani­t. Askush nuk e shikon përveç VAR-it. Siti nis festën, Guardiola thërret Agueron dhe bëjnë paqe duke e mbyllur gjithçka me një përqafim, por buzëqeshja i

ngrin në mes. VAR-i dënon përsëri Sitin, stopim që i jep mundësi Liverpulit dhe Arsenalit të kryesojnë të vetme me pikë të plota. Të hënën mund t'u bashkohet edhe Mançester Junajtid, ndërsa Siti dhe Totenhemi ngjiten në kuotën e 4 pikëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania