Panorama Sport (Albania)

Klop: Luftuam si të çmendur, normale që Adrian të gabojë

Trajneri i Liverpulit mbron portierin pas gafës

-

Jyrgen Klop fajëson mungesën e stërvitjes për rrezikimin e fitores në Sauthempto­n nga Liverpuli i tij, por thekson gjithsesi se mbeti i befasuar nga energjitë e djemve të tij pas 120 minutave shteruese në Stamboll të mërkurën. "Ishte shumë e vështirë për ne. Treguam nga sekonda e parë që askush nuk ishte i lodhur. Erdhëm këtu për ta fituar ndeshjen, kështu që ne duhet të luftonim si të çmendur. E thashë përpara takimit se shumica e titujve të gazetave ishin bërë gati. Të gjithë ishin gati për atë që dukej si një lëkurë bananeje, sepse Sauthempto­ni e kishte humbur sfidën e parë dhe ne patëm probleme këtu sezonin e shkuar. Plani ynë për titullin e parë ishte 'gjigantët e mentalitet­it vijnë në qytet'. Ky ishte titulli im. Mendova se djemtë luftuan për çdo metër të fushës, luajtën futboll të mirë dhe shënuan gola të mrekullues­hëm. Nuk kishim kohë për t'u përgatitur pas Superkupës. U kthyem vonë të enjten dhe trajnerët u ulën së bashku për të parë ndeshjet e Sauthempto­nit. Të premten ua treguam analizën

lojtarëve dhe pastaj erdhëm këtu. Bëmë një gjumë të mirë dhe sigurisht pastaj luajtëm ndeshjen. Kjo është situata". Trajneri i Liverpulit merr në mbrojtje edhe portierin Adrian pas gafës: "Nëse dhuron një gol të tillë, atëherë kundërshta­ri merr zemër dhe ndien intensitet­in e javës së shkuar. Sauthempto­ni pati edhe një

rast të pastër dhe nëse do të kishin shënuar, ne nuk do kishim për çfarë të ankoheshim. Por mendoj se i merituam tri pikët. Jam i kënaqur me lojën. U dhamë një nxitje me pasimin e bukur të Adrianit. Është vetëm ndeshja e tretë e tij dhe është normale për një portier të Liverpulit të bëjë një gabim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania