Panorama Sport (Albania)

Ernesto Valverde, i xhindosur me drejtuesit për Nejmarin

Trajneri spanjoll e sheh situatën shpërqendr­uese për ekipin

-

Barcelona u mund të premten në mbrëmje në ndeshjen e parë të kampionati­t ndaj skuadrës së Atletikos së Bilbaos. Katalanasi­t duket se nuk mund të fitojnë dot pa Lionel Mesin në fushën e lojës, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi. Blerjet e reja, Frenki de Jong dhe Antuan Grizman nuk arritën të ndalnin supergolin e Adruiz në minutën e 90-të të takimit, që solli edhe humbjen e parë të skuadrës së Ernesto Valverdes. Ky i fundit u shpreh pas ndeshjes se ishte i pakënaqur me skuadrën e tij, në veçanti me sulmuesin francez, Antuan Grizman, i cili sipas tij, nuk ishte integruar ende me skuadrën e tij të re. Por ajo që e shqetëson më shumë trajnerin nuk është humbja, por situata e merkatos në skuadrën e tij. Sipas asaj që shkruan "Bild", Valverde është shumë i inatosur me shefat e tij, pasi këta të fundit janë duke i ofruar sa më shumë lojtarë nga skuadra aktuale

e Parisit për të arritur tek ylli brazilian, Nejmar. Ivan Rakitiç, Arturo Vidal dhe Osman Dembele janë disa nga emrat që mund të përfshihen në operacioni­n për të sjellë braziliani­n në Barcelonë. "Sigurisht që nuk mund të ndihesh komod nëse nuk ke një skuadër të plotë në startin e kampionati­t. Është normale

që të dish se me kë lojtarë duhet të punosh dhe me kë jo. Personalis­ht jam kundra këtyre gjërave", u shpreh Valverde. Me Kutinjon te Bajerni i Mynihut, Valverde u pyet nëse do të ishte i kënaqur me ardhjen e Nerjmar në Barcelonë. "Preferoj të fokusohem te lojtarët që kam në skuadër dhe tek ata që nuk janë

këtu. Unë jam fokusuar në të gjithë çështjen e Nejmar. Klubi ynë ka pasur gjithmonë një respekt për lojtarët që nuk luajnë me ne. Unë dua që kjo gjë të vazhdojë dhe ndaj nuk dua të flas për Nejmar", ishin fjalët e trajnerit spanjoll. Kaosi që ka prekur skuadrën kampione të Spanjës është reflektuar edhe

në ndeshjen ndaj Atletikos. Më shumë se kurrë, të premten u pa një skuadër jo e bashkuar nga ana taktike. Këtë e konfirmoi edhe mbrojtësi spanjoll, Xherard Pike pas ndeshjes. "Nuk bëmë në asnjë moment lojën tonë", tha Pike për "Marca" pas humbjes 1-0 ndaj Atletiko Bilbaos në ndeshjen e parë të La Ligës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania