Panorama Sport (Albania)

“Barut i lagur”, Milani në hall para kampionati­t

Ende pa gola, "Djalli" s'shkon përtej barazimit me Çezenën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Duhej të ishte prova gjenerale për Mila nin që të dielën e ardhshme debuton në kampionat në transfertë kundër Udineze, por kuqezinjtë nuk bindën ndaj Çezenës. Edhe pse i përkasin Kategorisë së Tretë të futbollit italian, ekipi romanjol i krijoi shumë vështirësi "Djallit". Në pjesën e parë ekipi i Xhampaolos i qëndroi besnik formacioni­t të daljeve të fundit, me Bilian në regji e Suson si fantazist pas dyshes Kastijeho-Piontek. Nisje e dobët e sfidës për kuqezinjtë që vuajtën rreshtimin e ngjeshur në mbrojtje të rivalëve. Madje është Çezena që në minutën e 14-të i fut të dridhurat Donarumës kur Kapelini kroson në zonë për Saraon, i cili nga fare pranë gabon në shënjestër. Reagimet e vetme kuqezi vijnë me Suson nga goditje dënimi, teksa në minutat e para Piontek nuk merr asnjë pasim të shfrytëzue­shëm. Sfidë e ndierë për të dyja ekipet, me tensionin që arrin nivele të tepruara për një miqësore në minutën e 24-t kur Valeri ndërhyn ashpër ndaj Kalabrias. Bardhezinj­të ruajnë fushën e tyre dhe Milani nuk gjen për asnjë moment vertikaliz­imin e duhur. Për të parë një rast të rrezikshëm

me aksion duhet fundi i pjesës së parë kur Muzakio niset në driblim nga prapavija, shkëmben me Kalabrian dhe kroson në zonë, por as Kastijeho e as Piontek nuk janë në pozicione për të lënë gjurmë në rezultat. Me kuqezinjtë që tentojnë me Bilian mbyllet fraksioni i

parë i lojës, që mbase nuk ishte krejtësish­t "memec", por me siguri që nuk foli "milanisht".

"AGJËRIM" - Edhe pjesa e dytë në "Manuci" nuk sjell ndryshime, të paktën në aspektin e lojës. Xhampaolo kalon Çalhanoglu­në në regji me Bilian që del për t'i bërë vend Paketas. Kuqezinjtë

rrisin ritmin, por topat në zonën rivale janë me pikatore. Çalhangolu provon në dy raste, por goditjet e tij nuk vendosin në vështirësi Aliardin. Suso heq dorë nga konkluzion­et dhe mundohet të shërbejë Piontek, por polaku paraprihet rregullish­t nga mbrojtësit rivalë. Xhampaolo vijon me zëvendësim­et duke futur Kesin dhe Andre Silvën, e po ashtu i jep mundësinë e debutimit Duartes, por Milani nuk krijon problem për Çezenën. Duhen dy gabime nga prapavija e Çezenës për të parë Milanin të rrezikshëm. Në të dyja rastet, Kastijeho dhe Andre Silva vonojnë në goditje. As hyrja e Maldinit nuk e ndryshon rezultatin, teksa arbitri D'Askanio nuk pret as përfundimi­n e 90 minutave për të sinjalizua­r fundin e takimit. Çezena i gëzohet barazimit në miqësore, ndërsa Milani del nga fusha me shumë mësime dhe ende pa gola...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania