Panorama Sport (Albania)

Tri klube në festë, ja si ndryshon kampionati pa Kamzën

Korçarët kualifikoh­en në gjysmëfina­le pa luajtur fare

- JORGIS MEMO

Vendimi për përjas htimin e Kamzës nga Kategoria Superiore ka hapur skenarë të rinj për kampionati­n. Në bazë të rregullore­s së FSHF-së, duke qenë se deri në këtë pikë të sezonit janë luajtur më shumë se 50+1% e ndeshjeve, atëherë deri në fund të gjitha ekipet që në kalendar duhet të përballesh­in me Kamzën, i fitojnë në tavolinë 3-0. Kampionati­t i mbeten edhe 12 javë, ndërkohë që Kamza ishte kualifikua­r edhe në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Nga ky kompeticio­n tashmë kalon automatiki­sht pa luajtur fare në turin gjysmëfina­l klubi i Skënderbeu­t, që duhet të zhvillonte më 13 mars ndeshjen e parë me Kamzën, të vlefshme për çerekfinal­et. Korçarët janë praktikish­t më të fituarit nga historia fatkeqe e Kamzës. Nga ndeshjet e mbetura të fazës së tretë, Skënderbeu duhet të luante për javën e 27-të në shtëpi ndaj Kamzës, ndërsa edhe sezonin e mbyllte ndaj të njëjtit ekipi në javën e 36-të. Kësisoj, përveç kualifikim­it në Kupë, merr automatiki­sht edhe gjashtë pikë në tavolinë në kampionat. Kjo i jep skuadrës një dorë të madhe për të pretenduar deri në fund një vend në Kupat e Europës, paçka se ka zero shanse për momentin, duke qenë se Skënderbeu është përjashtua­r nga UEFA (pritet vendimi i KAS). Të përfituar të mëdhenj nga dënimi i Kamzës janë pa diskutim edhe Luftëtari e Flamurtari. Skuadra gjirokastr­ite lufton për mbijetesë dhe ashtu si Skënderbeu, do të marrë gjashtë pikë në tavolinë ndaj Kamzës, duke i dhënë kështu një qetësi në garën me Kastriotin. E njëjta gjë edhe me vlonjatët, që kanë 6 pikë të sigurta, pasi kalendari u ka buzëqeshur dhe mund të përfitojnë për të parë më lart në renditje. Në fazën e katërt situata është më e qartë për faktin se të nënta skuadrat e mbetura në garë do të marrin secila fitoret në tavolinë dhe në këto kushte askush nuk mund të quhet më i favorizuar se tjetri. Në dy fazat e para Kamza iu mori nga tri pikë ekipeve si Tirana, Kastrioti, Luftëtari dhe Skënderbeu, ndërsa barazoi dy herë kundër Laçit dhe nga një herë ndaj Teutës, Tiranës dhe Flamurtari­t.

Laçi, 1-1 në fuqi

Ndeshja ku u regjistrua dhuna barbare ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti nuk preket sa i përket rezultatit që prodhoi fusha. Vendimi i djeshëm i Komisionit të Disiplinës konfirmoi se Kamza-Laçi 1-1 mbeti në fuqi, pasi ndeshja u mbyll normalisht pas 97 minutave të luajtura. Duke qenë se incidenti ndodhi vetëm pas vërshëllim­ës së arbitrit, në këto kushte anëtarët e Disiplinës nuk e kanë interpretu­ar si ndikim direkt në rezultat, duke mos i dhënë fitoren në tavolinë klubit mik, Laçit.

 ??  ?? Çast nga një ndeshje mes Kamzës dhe Skënderbeu­t
Çast nga një ndeshje mes Kamzës dhe Skënderbeu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania