Panorama Sport (Albania)

Lojtarët e Kamzës në lot: Jemi familjarë, na lanë rrugëve

Kapiteni Plaku, Malaj, Beqiri e Avdyli: E ekzagjerua­r! U shkri një projekt... Çfarë ndodh me ne dhe 30 familjet tona?

- ABDULLA DUSHKU

Ankth dhe pritje... përpara seancës stërvitore të djeshme të Kamzës, shumica e lojtarëve nuk donin të dilnin në stërvitje pa mësuar vendimet nga Komisioni i Disiplinës. "Panorama Sport" ju sjell një reportazh me gjithçka ka ndodhur përpara dhe gjatë stërvitjes së djeshme, si dhe dëshmi ekskluzive të reagimit të disa prej futbollist­ëve të Kamzës, pasi u dha edhe vendimi i Disiplinës.

Stërvitja - Ishte trajneri Stojku, i cili me diplomacin­ë e tij ka mundur t'i mbledhë lojtarët dhe të nisë stërvitjen në orën 14:00. Pavarësish­t dyshimeve dhe hezitimit, skuadra nisi stërvitjen për ndeshjen kundër Luftëtarit. Dhe ndërsa stërvitja vijonte normalisht, nga mediat u mësua dhe vendimi për Kamzën. Fillimisht ishte kapiteni Plaku, i cili u njoftua për masat drastike. Ai i nuk i përmbajti lotët për pak çaste... Mes lotësh u shpreh për gazetarët e pranishëm rreth fushës se nuk mund t'ua transmeton­te lajmin shokëve. Pas disa momentesh, Plaku foli me trajnerin Stojku duke i thënë vendimin. Ky i fundit, menjëherë ndaloi stërvitjen dhe mblodhi ekipin duke ua komunikuar të gjithë lojtarëve përjashtim­in e skuadrës. E më pas, futbollist­ët e Kamzës janë shpërndarë mjaft të mërzitur. Disa ishin edhe të përlotur. Pati edhe prej tyre që e shprehnin edhe me nervozizëm, duke goditur fort një top, apo të tretë në anën e pankinave... E kështu janë larguar nga ambientet e stërvitjes. Me gjasë, mund të jetë e fundit herë aty...

Argjend Malaj - Mesfushori e konsideron të papranuesh­ëm një vendim të tillë. "Normalisht ajo që ndodhi nuk ishte gjë e mirë. Nuk mund të merret një vendim ekstrem që për dy-tre zyrtarë klubi, të ndëshkohen 25 lojtarë. Tanimë, pyetja është se çfarë do të bëhet me këta 25 futbollist­ë që shumica janë familjarë? E mendoj se ka qenë një vendim jo i arsyeshëm nga Komisioni i Disiplinës. Sepse ne si lojtarë kemi qenë të gjithë në mbrojtje të arbitrave dhe përse duhet të penalizohe­mi të gjithë, të paktën për këtë pjesë kampionati që ka mbetur. Janë 25 djem ose me gjithë stafin rreth 30 persona që mbesin në rrugë dhe nuk mund ta besoj një vendim të tillë. Është shumë e rëndë", tha Malaj.

Orjad Beqiri - Mbrojtësi

ishte prej atyre që nuk donte që ta besonte vendimin e dhënë nga Disiplina. "Tashmë kemi të bëjmë me një situatë mjaft të vështirë që vetëm ne lojtarët do ta përjetojmë. Është një dënim dhe për vetë ne si lojtarë. Ku do të shkojmë kur ka dhe tre muaj kampionat? Imagjinoni që në tre muaj jashtë stërvitjev­e, sa dëme do të kemi në perfomancë­n tonë si lojtarë, pa llogaritur dëmet familjare se çfarë të ardhurash do të çojmë nëpër familjet tona...", deklaroi mbrojtësi Orjad Beqiri.

Ilir Avdyli - Portieri ishte ndër të vetmit që më parë e kishte parë një situatë disi të ngjashme nga eksperienc­a në Kosovë me Feronikeli­n: "Ndiej

keqardhje... Ne kishim një projekt që u ndërpre. Imagjinoni pasojat e vetëm disa minutave në fushë. Zyrtarët e ndeshjes u treguan të palogjiksh­ëm dhe kjo është shumë e rëndë. Na ka ndodhur dhe në kampionati­n tonë në Kosovë kur u ndëshkua Feronikeli, por kjo është dhe më e rëndë sepse ka edhe tre muaj kohë deri në përfundim të kampionati­t. Më vjen keq sepse ne si lojtarë kemi qenë mjaft korrektë. Sigurisht që të gjithë jemi shprehur kundër dhunës, si me veprimet tona në mbrojtje të arbitrit, por edhe në diskutimet me drejtuesit. Por, pasojat... Ehh (mendohet...) Imagjinoje­ni vetë... Janë shumë futbollist­ë që janë familjarë dhe me pagat që marrin mbajnë familjet e tyre. Është Kjo do të thotë dy-tre muaj pa luajtur, pa stërvitje, pa rroga në familje dhe normalisht që është mjaft e rëndë".

Sebino Plaku - Mjaft e vështirë ka qenë kjo ditë për kapitenin e Kamzës, i cili ka një karrierë 15-vjeçare në Superiore. Ai shprehet me lot ndër sy për "Panorama Sport" pas vendimit: "Të them të drejtën, ndihem i shokuar nga ky vendim kaq i nxituar dhe brenda tri ditësh. Më vjen jashtëzako­nisht keq që na pritet mundësia për të luajtur. Mendoj që është i nxituar si vendim. Nuk kishte përse të penalizohe­shim të gjithë për veprime të dy-tre personave. Nuk e di sesi të veprojmë edhe pse e di shumë mirë që çdo vendim ka një mundësi apelimi, por ende jam i paqartë se nga kush do të bëhet ky apelim. Thjesht mund të them se njerëzit të kuptojnë se ky ka qenë një moment i errët i presidenti­t tonë, ku me sa e njohim nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla. E dimë dëshirën dhe ndihmën e tij që ka hedhur lekët e familjes për të mbajtur klubin dhe për këtë ndiejmë keqardhje. Por, në të njëjtën kohë nuk është menduar se janë 25 futbollist­ë që dalin në rrugë, që do të thotë 25 familje të mos ushqehen. Lojtarët u munduan të mbronin me çfarë mundeshin që dhuna të mos precipiton­te dhe më rëndë. Më vjen keq... Më vjen keq, pasi është penalizuar edhe i gjithë ky qytet, ku ne u dashuruam si lojtarë dhe ndiejmë keqardhje për këtë komunitet futbolldas­hës. Nuk e mendoja se do ndodhte dhe nuk jam dakord me vendimet drastike kaq ekstreme, duke qenë se ne si lojtarë kemi qenë në mbrojte të zyrtarëve dhe asnjëherë përkrah dhunës. Madje, këtë e kemi shprehur në fushë duke u bërë barrierë ndaj agresorëve", përfundoi kapiteni Plaku.

 ??  ?? Dëshpërimi te futbollist­ët pasi morën vesh vendimin
Dëshpërimi te futbollist­ët pasi morën vesh vendimin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania