Panorama Sport (Albania)

Disiplina gjobit Partizanin, Tirana një ndeshje pa tifozë

-

Komisioni i Disiplinës shqyrtoi dje edhe ngjarjet e tjera të javës së fundit, krahas asaj në ndeshjen Kamza-Laçi. E pësuan klube si Tirana, Partizani, por edhe Lushnja. Ja vendimet e plota të Disiplinës;

1. Kamza, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive për organizimi­n e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë, garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit, në bazë të nenit 64/1/b, 64/1/c), 64/ 1/e), 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me përjashtim­in nga çdo aktivitet për sezonin 2018-2019, si dhe gjobë në masën 1.000.000 lekë. Në bazë të nenit 29 të KDS, Kamza, dënohet me zbritjen në Kampionati­n e Kategorisë së Dytë, duke filluar nga sezoni 2019-2020.

2. Zyrtari i Kamzës, Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollist­ik si dhe gjobë në masën 100.000 lekë. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Shqipërisë, hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

3. Zyrtari i Kamzës, Andi Matraxhiu, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur dhe nxitje të urrejtjes e akteve të dhunës, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 52 të KDS, dënohet me 36 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollist­ik, si dhe gjobë në masën 100.000 lekë. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Shqipërisë, si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave apo stolat e rezervave.

4. Zyrtari i Kamzës, Albert Bana, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/ 2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollist­ik, si dhe gjobë në masën 100.000 lekë. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Shqipërisë, si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave apo stolat e rezervave.

5. Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, bazuar në Nenin 66 të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

6. Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, bazuar në nenin 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 lekë.

7. Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës, duke shkaktuar ndërprerje­n e përkohshme të lojës, bazuar në nenin 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshje pa spektatorë.

8. Lojtari i Lushnjës, Mikel Spaho, për lojë të rëndë ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i Shënkollit, Bledi Zefi, për lojë të rëndë ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Pogradeci U-19, për dështim në përmbushje­n e detyrimeve në ndeshjen me Tomorin U-19, në bazë të nenit 55/1 të KDS dhe 49 të Rregullore­s së Aktiviteti­t, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten edhe 3 pikë nga klasifikim­i.

11. Burreli U-19, për mosparaqit­je në ndeshjen me Kukësin U19, në bazë të nenit 55/1 të KDS, humbet në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikim­i.

12. Bylis U-17, për mosparaqit­je në ndeshjen me Oriku U-17, në bazë të nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten edhe 3 pikë nga klasifikim­i.

13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Gramozit, Gerald Gjoni dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 33/4 të KDS, lojtari vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania