Panorama Sport (Albania)

Mançesteri lë me gisht në gojë PSG-në, Roma “digjet” “digjet” në në shtesë

Gafa të francezëve, Lukaku e Rashford kualifikoj­në anglezët

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ishte rezultati më i pa parashikue­shëm. Edhe për vetë statistika­t. Por futbolli kështu është bërë. Edhe kur çerekfinal­et dukeshin se do ishin me të vërtetë të PSG-së, atyre që u kishin munguar në dy vitet e fundit, doli në pah krenaria e një skuadre si Mançester Junajtid, edhe me dhjetëra titullarë jashtë. Edhe pa Pogbanë, e skualifiku­ar, por me qetësinë dhe vendosmëri­në e klubeve të mëdha. Shfrytëzoj­në me Lukakun dy gabime të pafalshme të Kehrerit dhe Bufonit dhe i mbyllin llogaritë me Rashforin, me një penallti në shtesë. Një skenar dramatik për emirin e Katarit, që Champions-i në Paris po i shndërrohe­t në një tabu.

Gafat – Në një moment u duk se PSG nuk do të hiqte dorë nga ndeshja. Pavarësish­t kontrollit absolut të lojës ose thuajse absolut. Sepse mes zotërimit të topit asfiksues dhe spostimit të qendrës së gravitetit në ¾-at me qendërmbro­jtësin Tiago Silva dhe shiun e rasteve të humbura, në të vërtetë vijnë dy goditjet e Junajtid. Anglezët shfrytëzoj­në dy gabime çarmatosës­e, të parin të Kehrer dhe të dytin të Bufonit. I pari kur nuk kishin kaluar as dy minuta, me mbrojtësin gjerman që kthen topin te Silva shkurtazi. Por ishte një ftesë për Lukakun, i cili djeg braziliani­n, driblon edhe Bufonin në dalje dhe e mbyll me një rrëshqitje në rrjetë. Goli i dytë vjen pas gjysmë ore. Goditje e Rashfordit, jo e pakapshme, por italiani nuk kontrollon dhe kështu topi është një tjetër asist për belgun, i harruar nga Silva dhe Kimpembe, që shënon golin e dytë. Është pak a shumë gjithçka, skuadra e Solskjaeri­t arrin të prodhojë në pjesën e parë, duke qëndruar e kujdesshme pas, e vendosur nën presion nga manovra franceze, që arrin të gjejë golin në 12’: me Bernatin, që devijon në rrjetë një asist të Mbapesë, pas një hapjeje të bukur nga e djathta e Alveshit.

VAR – Pjesa e dytë është fotokopje e pjesës së parë, por pa gabimet e nisjes. Me një PSG të kujdesshme për të mos i lejuar shanse një skuadre kompakte në 20 metrat e fundit, me linja të shtrënguar­a, e aftë për të mos shpërdorua­r energji dhe dalë përpara atëherë kur duhet. Në të vërtetë, PSG gjen edhe golin e barazimit pas vetëm 11 minutash, por Di Maria peshkohet në pozicion jashtë loje nga asisti me thembër i Mbapesë. PSG rrit presionin dhe 6 minuta nga fundi godet edhe shtyllën me Bernatin. Por goditja që ndryshon gjithçka është e Dalot. Një e djathtë nga jashtë zone, që Kimpembe e devijon me bërryl. Arbitri nuk e sheh, por VAR po. Dhe nga penalltia, në kohën shtesë, shfaqet Markus Rashford. Një 21-vjeçar përballë legjendës 41. Fiton talenti apo përvoja? “Pyesni Markusin”, u thotë ai...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania