Panorama Sport (Albania)

FSHF rrëzon Kamzën, ja si si ndryshon ndryshon Superiorja Superiorja

Skënderbeu, Flamurtari dhe Luftëtari, ekipet që përfitojnë më shumë

- JORGIS MEMO

Dënim historik në futbollin shqiptar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, që të mërkurën vendosi të zbresë klubin e Kamzës dy kategori më poshtë. Në mbledhjen e djeshme Disiplina tregoi një dorë të hekurt për atë që ndodhi në përfundimi­n e ndeshjes KamzaLaçi 1-1, luajtur të dielën e 3 marsit, ku u dhunua arbitri i FIFA-s, Eldorian Hamiti. Përveç përjashtim­it nga ky sezon nga Kategoria Superiore, Kamza u dënua edhe me zbritjen në Kategorinë e Dytë, pikërisht në nivelin e tretë të futbollit shqiptar. Në gjithë historinë e masave sportive që ka marrë FSHF, që prej themelimit të saj dhe anëtarësim­it në UEFA dhe FIFA, ky është dënimi më i rëndë për një klub në Shqipëri. Në të kaluarën janë dënuar me zbritje një kategori më poshtë disa klube, por asnjëherë nuk ka ndodhur që nga Superiorja të shkojnë në të Dytën. “KF Kamza, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive për organizimi­n e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit, dënohet me përjashtim­in nga çdo aktivitet futbollist­ik për sezonin 2018-2019 si dhe gjobë në masën 10 milionë lekë të vjetra. Kamza dënohet me zbritjen në Kampionati­n Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë, duke filluar nga sezoni 2019-2020”, shkruhej në vendim.

DREJTUESIT - Disiplina ka shpallur fajtore për dhunën ndaj arbitrit dhe nxitjen e saj tre drejtues të lartë të klubit të Kamzës, të cilët u arrestuan menjëherë pas ndeshjes. Bëhet fjalë për presidenti­n Naim Qarri, drejtorin sportiv, Andi Matraxhiu, si dhe shefin e klubit, Albert Bana. “Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, dënohet me 36 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollist­ik, si dhe gjobë në masën 1 milionë lekë të vjetër. Zyrtarit të Kamzës i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë, si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolit të rezervave”, citohej në vendimin për Qarrin. Ndërsa për Matraxhiun shkruhej kështu: “Për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur dhe nxitje të urrejtjes e akteve të dhunës, dënohet me 36 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollist­ik, si dhe gjobë në masën 1 milionë lekë të vjetër. Zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë, si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolit të rezervave”. Një dënim më të ulët mori Albert Bana. “Për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 18 muaj pezullim nga çdo aktivitet, si dhe gjobë 1 milionë lekë të vjetër. Zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Shqipërisë, si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolin e rezervave”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Momentet e dhunës dhe tentativa e Plakut për të larguar tifozët
Momentet e dhunës dhe tentativa e Plakut për të larguar tifozët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania