Panorama Sport (Albania)

Atlet dhe sulmues, Turtulli e bën “murin” ndryshe

"Me hapat e 2019-ës do të arrijmë Europën"

- OLSI AVDIAJ

Ë shtë "muri" i Tiranës. Edhe pse i paduk shëm dhe me pak reklamë, Marvin Turtulli është kthyer në liderin e mbrojtjes. Vetëm 24 vjeç, Turtulli është etiketuar nga Ze Maria si zbulimi i sezonit, ndonëse mbrojtësi është nga ata që kërkon të mbajë profil të ulët dhe të tregojë gjithçka. Futbollist i të gjitha kombëtarev­e të moshave, prej tri sezonesh është titullar i padiskutue­shëm te Tirana. Në një intervistë për "Panorama Sport", mbrojtësi tregon hapat e parë të karrierës dhe se si mund të ishte bërë atlet në vend të futbollist­it.

Si e keni nisur me futbollin dhe cili ka qenë trajneri i parë?

Futbollin e kam nisur që në moshën 10-vjeçare, me profesor Ramazan Deçallarin. Skuadra e parë dhe ku kam luajtur me të gjitha moshat është Dinamo. E kam nisur si sulmues dhe më pas kam luajtur mbrojtës, meqë isha i gjatë për gjithë moshatarët. Më vonë kam luajtur me të gjitha moshat e Dinamos, ekipin e parë, duke kaluar te Teuta, Kukësi e duke firmosur për Tiranën.

Nga gjatësia mund të ishit bërë basketboll­ist për shembull?

Historia ime është pak e çuditshme. Veç futbollit merresha dhe me atletikë. Deri 14 vjeç kam qenë atlet. Në këtë sport me moshat kam marrë medalje dhe kam dalë kampion në garat e shpejtësis­ë. Më pas vendosa për futbollin, edhe pse mund të kisha qenë edhe pjesë e atletikës. Sa për basketboll­in, dua ta pranoj se asnjëherë ky sport nuk më ka tërhequr.

Cili është idhulli juaj në futboll?

Jam rritur në vitet 2000 dhe sigurisht që do të flas për këtë kohë, sepse atë kam ndjekur. Gerard Pike është idhulli im në futboll, duke qenë edhe tifoz i Barcelonës, skuadrës më të mirë në botë. Gjithsesi, lojtarë dhe skuadra të mira ka sa të duash, por Pike është i veçantë.

Nëse nuk do të ishit bërë futbollist, çfarë mund të bëheshit në jetë?

Mund të them që do të isha bërë jurist, meqë po mbaroj studimet për drejtësi. Gjithsesi, pas futbollit është e sigurt që do të vazhdoj këtë zanat, gjithmonë nëse nuk përfshihem si trajner. Por deri atëherë do edhe shumë kohë, shumë, shumë.

Këtë radhë nuk kishim fat, po derbin tjetër besoj që do të na buzëqeshë fitorja. Majkëlli pati disa raste, por nuk ia doli

Nuk fituat sërish në derbi...

të shënonte. Do të thotë që takimi i katërt do të jetë i Tiranës. Ne do të bëjmë të pamundurën që të fitojnë. Partizani nuk fiton dot më me Tiranën.

Tifozët kishin mbushur stadiumin si asnjëherë tjetër?

Vërtet loja doli barazim, por tifozët tanë fituan bindshëm jashtë fushës. Nuk është ndonjë gjë e re. Duhet të jemi ne ata, që duhet të fitojmë dhe të thyejmë mallkimin pesëvjeçar të derbit. Të gjithë e duam dhe do t'ia arrijmë në derbin e katërt.

Mund ta arrijë Tirana Europën?

Me hapat e 2019-ës besoj se do të arrijmë që Tiranën ta çojmë në Europë. Lufta kryesore do të jetë nëpërmjet kupës. Por si po shkojnë gjërat në Superiore, pse jo, edhe në kampionat mund të ngjitemi dhe të arrijmë ndoshta te vendet europiane. Gjithsesi, duhet të bëjmë maksimumin dhe të pamundurën për të mos e humbur këtë sezon.

Ju e keni shijuar një trofe si Kupën e Shqipërisë me Tiranën. Mund ta përsërisni këtë vit?

Të fitosh me Tiranën është ndjesi më vete. Të fitosh më pas Kupën e Shqipërisë apo Superkupën, është një ndjesi e veçantë dhe besoj do ta përsërisim sërish këtë vit. Do t'i shkojmë deri në fund këtij kompeticio­ni.

Cili është kundërshta­ri më i vështirë që keni mbuluar?

Lojtarë të mirë përballë kam pasur dhe kam. Për mënyrën se si luante, mund të them Pero Pejiç. Për shtatlartë­sinë që ka pasur të hapte shumë punë, por ana e mirë ishte se në fund kur e bllokoje ishte kënaqësi më vete.

Cila është ndeshja më e bukur dhe më e keqe që ke luajtur?

Ndeshjet më të bukura janë gjithmonë derbit. Takime që të japin shumë emocione. Ndeshje të këqija akoma nuk kam luajtur(qesh). Sigurisht, nuk ka qenë fushë me lule, sepse futbolli i tillë është, me të mirat dhe të këqijat e tij. Të këqijat le t'i lëmë pas krahëve.

Keni pasur një sezon perfekt këtë Superiore?

Kërkoj të marr maksimumin gjithmonë te vetja dhe të rritem sa më shumë që të arrij nivele sa më të larta. Jam përpjekur shumë dhe në Shqipëri, Tirana është maksimumi. Të luash për këtë ekip është diçka speciale. Besoj se nuk ka skuadër më të madhe se kjo në Shqipëri.

Ze Maria ka thënë që për të këtë sezon ishit surpriza në ekip, ndonëse nuk keni pasur ndonjë raport të mirë me braziliani­n?

Ze Maria ishte një trajner që kërkonte shumë nga futbollist­ët. Ne kemi pas një raport të mirë dhe profesiona­l, që erdhi duke u rritur me kalimin e kohës. Çdo lojtar dhe trajner ka ulje-ngritjet e tij, si dhe marrëdhëni­a në grup.

Ku e shihni Tiranën në fund të këtij sezoni?

Unë Tiranën e shoh në Kupat e Europës. Për kampionati­n nuk po flas, por edhe aty do të jemi mes pesë të parëve. Të mos ishte për dy fazat e para, tani do të flisnim diçka tjetër, pra për vendet e para.

 ??  ?? MARVIN TURTULLI Duke festuar golin kundër Luftëtarit
MARVIN TURTULLI Duke festuar golin kundër Luftëtarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania