Panorama Sport (Albania)

Strategji speciale për Mesin, të pushojë në minutat e para

“Pleshti” ka ende probleme, ndaj duhet menaxhuar

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Edhe fëmijët, kur luajnë futboll, qoftë në rrugët e lagjes së tyre, dëshira më e madhe që kanë është që të propozohen, të kërkojnë topin, në mënyrë që shoku t’ia pasojë. Fundja, të gjithë e duan sferën në këmbët e tyre, por ka edhe raste kur kjo gjë nuk duhet të ndodhë, të paktën në një periudhë të paracaktua­r në fillim të ndeshjes. Ndoshta kjo gjë nuk vlen në një ndeshje rruge, por te Barcelona po, sepse duke parë që Lionel Mesi ka kohë që po bashkëjeto­n me disa probleme fizike, trajneri Ernesto Valverde ka shpikur një terapi speciale, e cila u konfirmua qartë për të dytën ndeshje me radhë, kundër Realit të Madridit (në Kupë të mërkurën dhe të shtunën në kampionat). Kura “Valverde” konsiston në faktin që “Pleshti” i Barcelonës, të paktën në 20 minutat e para, nuk duhet të kërkojë top, por vetëm të lëvizë pa sferën në këmbë, mes linjave të mbrojtjes rivale, me detyrën e thjeshtë për të shpërqendr­uar kundërshta­rët. Lojën duhet ta bëjnë të tjerët, ndërsa Mesi, i cili është gjithmonë nën shënjestrë­n e markimit të ashpër, madje kundër Realit goditjet ndaj tij janë edhe shumë të dhunshme, për të shmangur ndonjë problem në fazën më të nxehtë të sezonit, Ernesto Valverde nxori nga “kapela” këtë ide për të mbrojtur sa më shumë fenomenin e tij të skuadrës. Dhe deri tani, kjo strategji dha shumë rezultat, sepse ideja në ndeshjet ndaj Realit të Madridit ishte e thjeshtë dhe e qartë: Leo nuk duhet të prekë, ose më saktë, të limitojë sa më shumë kontaktet me topin, në mënyrë që, pikësëpari të kursejë energjitë dhe të ruajë kaviljet që po i krijojnë shumë dhimbje, por në të njëjtën kohë, në këtë mënyrë shpërqendr­on edhe më tepër kundërshta­rin. Fundja, është e vërtetë që ylli i skuadrës është Mesi dhe pa atë, në disa ndeshje të luajtura në fundin e muajit dhjetor, u pa qartë se pa numrin 10 argjentina­s të skuadrës Barcelona dukej një skuadër normale. Por me një kalendar kaq të ngjeshur sa ky i muajit të fundit dhe me Champions-in që pritet të rifillojë në ditët në vazhdim, menaxhimi i Leos është jetik për skuadrën. E gjithë strategjia “Valverde” ka qenë shumë e vlefshme, sepse Barcelona ka ditur që të barazojë ndeshjen e vajtjes në Kupë, të fitojë 3-0 dhe të kualifikoh­et bindshëm në të kthimit si dhe të shtunën duke fituar të dytën radhazi në “Bernabeu”, i vunë kapakun edhe titullit. Prandaj, kur mendonte se edhe një skuadër me yje si Barcelona nuk ka nevojë për trajner, ndoshta pas kësaj strategjie të re, të pranuar edhe nga vetë trajneri, dikush duhet t’i kërkojë falje Valverdes...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania