Panorama Sport (Albania)

“Rakitiç më i nënvlerësu­ari, ja pse Ramosi e goditi Mesin”

-

Zhoze Murinjo, pas arkëtimit të 17 milionë eurove nga divorci me Mançester Junajtid, tashmë po e kalon kohën e lirë duke bërë rolin e komentator­it për rrjetin “beIn Sports”, ku ka komentuar edhe klasiken spanjolle mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Trajneri portugez e ka nisur analizën e postndeshj­es duke thurur elozhe për Ivan Rakitiçin, që vendosi ndeshjen, por duke përdorur si gjithmonë edhe sarkazmën e tij. “Rakitiç është një futbollist fantastik. Është pragmatik, efikas në çdo moment dhe solid. Besoj se tashmë po përjeton kulmin e formës së tij, ndonëse edhe në vitet e kaluara mendoj se ka qenë një ndër lojtarët më të nënvlerësu­ar të botës, edhe pse mendimi im është krejt e kundërta. Ai di jo vetëm se si të mbrojë dhe pasojë topin, por di të lëvizë në fushë në një mënyrë gjeniale, sidomos pas shpatullav­e të mbrojtjes rivale. Ai mbështet kudo Mesin, me të cilin ndërrojnë shpesh vendet dhe kjo e bën vdekjeprur­ës. Për mendimin tim, nëse Rakitiç do të dinte të përdorte më mirë ‘Instagram’-in, do të ishte në nivelin e kampionëve të mëdhenj, pasi sot ka lojtarë shumë poshtë nivelit të tij, që duken kampionë vetëm prej rrjeteve sociale,qesh Murinjo, që më pas komenton edhe përplasjen në fushë mes Ramosit dhe Mesit. – Reali nuk bëri një ndeshje të keqe, por ajo që tregoi nuk mjafton për të mundur Barçën. Në pjesën e parë, të dyja skuadrat nuk treguan atë intensitet që kanë pasur ‘El Clasico’-t e kaluar, prandaj gjesti i Serxho Ramosit, pra goditja me bërryl e tij ndaj Lionel Mesit, ka qenë e qëllimshme. Me atë faull ai ka dashur që të ndezë atmosferën dhe të bëjë më agresivë shokët e tij, por në fund nuk mjaftoi, sepse i vetmi lojtar vërtet i rrezikshëm i Realit të Madridit ishte Vinicius. Solari në telashe? Unë i jap të drejtë Solarit për këmbëngulj­en e tij për të besuar te Vinicius. Për të tjerat, ai nuk ka faj, duke qenë se e mori skuadrën pas dorëheqjes së Lopeteguit, kur Reali kishte hyrë në krizë të thellë. Dhe kur e nis keq, është e vështirë të rikuperosh”, përfundoi “Special One”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania