Panorama Sport (Albania)

Dhuna, arrestohen gjithë drejtuesit e klubit kamzali

-

rrestohet zinxhiri drejtues i klubit të futbollit Kamza. Pas dhunës ndaj gjyqtarit të takimit Eldorjan Hamiti, policia arreston presidenti­n e klubit Naim Qarri; drejtorin sportiv, Andi Matraxhiu; shefin e klubit, Albert Bana; dhe një tifoz. Po kështu, janë firmosur katër urdhërarre­ste për katër shtetas, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi janë autorët që kanë dhunuar gjyqtarin e ndeshjes. Policia ka shoqëruar edhe 14 shtetas të tjerë, që po verifikohe­n nga uniformat blu dhe prokuroria për përfshirje­n e tyre në ngjarje. KOMUNIKATA E POLICISË "Shërbimet e Policisë së Komisariat­it të Policisë Nr. 5, falë reagimit të shpejtë dhe në kohë bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve: N.Q., President i Klubit Kamzë; A.M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz; A.B., Shefi i Klubit Sportiv Kamzë; E.Gj., tifoz. Gjithashtu, nga verifikime­t e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes dyshohet se janë dhe shtetasit: B.Q., A.Q., A.Q. dhe K.Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor. Arrestimi i 4 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve u bë për veprën penale 'Goditje për shkak të detyrës' dhe 'Prishje e qetësisë publike'. Më datë 03.03.2019, rreth orës 14:00 është zhvilluar ndeshja e futbollit Kamza - Laçi. Këtë ndeshje, Komisariat­i i Policisë Nr.5 Tiranë nuk e ka marrë përsipër, pasi nuk janë zbatuar detyrimet dhe përgjegjës­itë sipas përcaktime­ve të ligjit 79/2017 datë 27.04.2017 'Për Sportin'. Megjithatë, Komisariat­i i Policisë Nr.5 Tiranë për sigurimin e rendit e sigurisë publike jashtë ambienteve të stadiumit, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes hartoi plan masash. Kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurim nga SHRSF 'Oktapus 1 Security', të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektivë. Në përfundim të kësaj ndeshjeje, një punonjës i SHRSF-së, i cili ishte në hyrjen kryesore të stadiumit, hapi portën dhe kërkoi ndihmën e policisë, pasi disa tifozë kishin hyrë në fushë dhe kishin goditur arbitrin dhe punonjësit e SHRSF-së. Pas këtij njoftimi, shërbimet e planëzuara me shërbim sipas urdhrit të shërbimit, janë futur në ambientet e stadiumit, duke bërë të mundur marrjen në mbrojtje të gjyqtarëve dhe vendosjen e rendit e qetësisë, duke vazhduar me shoqërimin e personave të futur në fushë dhe ata, të cilët kishin goditur gjyqtarin e ndeshjes. Në lidhje me sqarimin e kësaj ngjarjeje janë shoqëruar edhe 14 shtetas të tjerë. Policia në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë po vijojnë shoqërimet, si dhe veprimet hetimore për vënien para përgjegjës­isë ligjore të gjithë personave përgjegjës".

 ??  ?? Moment nga arrestimet
Moment nga arrestimet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania