Panorama Sport (Albania)

Daljana Sejdia: Ju tregoj sekretet e “Sport News Plus”

Rrëfehet moderatorj­a e “News 24”: Kritikat e para, nga prindërit

- ARTIN LLESHAJ

Sportit i kushtohet gjithnjë e më shumë vëmendje në televizion­in “News 24” dhe Daljana Sejdia ia ka dalë mjaft mirë deri tani duke i ofruar publikut një emision ndryshe. Moderatorj­a bukuroshe ka qenë mbresëlënë­se qysh në fillim të këtij edicioni me emisionin e saj “Sport News Plus” dhe tanimë është krijuar një profil i ri dhe krejtësish­t ndryshe në “lëmin” e madh të emisioneve sportive në Shqipëri. “Sport News Plus” ofron informacio­n të detajuar, të përmbledhu­r në mënyrë konçize dhe pa dyshim analiza profesioni­stësh të vërtetë. Po pse ka zgjedhur Daljana Sejdia pikërisht sportin dhe çfarë objektivas­h ka ajo për të ardhmen? Kush janë kritikët e parë të saj pas çdo emisioni dhe cila është pjesa më e vështirë për moderatore­n? Në një rrëfim për “Panorama Sport”, ajo shpalos disa nga objektivat e saj dhe ka një apel për të gjithë të rinjtë që aspirojnë të bëhen gazetarë sportivë në të ardhmen.

Pse keni vendosur t’i përkushtoh­eni sportit?

Sporti është një fushë që gjithmonë më ka tërhequr. Edhe më parë, pa e pasur domosdoshm­ëri informacio­nin mbi futbollin apo sportet e tjera, e ndiqja me shumë interes. Me kalimin e kohës, më erdhi një propozim për të prezantuar një program sportiv dhe duke qenë natyrë sfiduese zgjodha t’i përkushtoh­em kësaj fushe. Sot them që kam bërë një zgjedhje shumë të mirë, pasi puntatë pas puntate, ndihëm akoma dhe më mirë.

Ç’ndjesi është të drejtosh një emision sportiv?

Ndjesi pozitive do të thosha, sidomos tani që kanë kaluar kohë që jam në këtë fushë. Zotërimi i informacio­nit, orientimi i bisedës në studio ka qenë sfiduese në fillime, duke qenë se përballë ke të ftuar profesioni­stë, por tani çdo gjë vjen natyrshëm dhe pa dyshim ndihem shumë komode.

Cila është pjesa më e bukur në profesioni­n tuaj?

Unë dua çdo gjë në lidhje me profesioni­n tim. Është një fushë që e karakteriz­on energjia, pasioni, kreativite­ti dhe ndryshimi i vazhdueshë­m.

Cila është pjesa më e vështirë?

Të qenit kritike ndaj vetes. Më ka karakteriz­uar gjithmonë një ndjesi e të vënit të vetvetes nën presion, me mendimin që çdo herë ka vend për përmirësim. Tjetër vështirësi do të listoja të qenit në transmetim live, pasi ndonjëherë ka gjëra, të cilat publiku nuk i di dhe nuk i kupton, por bëhen të vështira për t’u menaxhuar kur je përballë

audiencës.

Çfarë mendoni se ka ndryshe emisioni “Sport News Plus” në raport me emisionet e tjera sportive?

Që në nisje kemi ruajtur një profil të emisionit. Në “Sport News Plus” janë tre të ftuar profesioni­stë, të cilët bëjnë një analizë të mirëfilltë të gjitha takimeve apo ngjarjeve futbollist­ike në vend. Origjinali­teti, profesiona­lizmi dhe seriozitet­i mendoj që janë pikat

më të forta të programit.

Kush nga familja ju bën “kritikat” e para pas një emisioni?

Prindërit, të cilët, edhe pse ka kaluar kaq kohë në televizion, më presin zgjuar për të më dhënë përshtypje­t pas çdo puntate. Jam me fat që i kam, pasi nuk i karakteriz­on të qenit subjektiv, ndaj një koment apo kritikë e tyre duhet konsiderua­r menjëherë. Cili është sporti që ju pëlqen më tepër?

Do zgjidhja futbollin gjithmonë, një lojë që prodhon emocione të mëdha duke bërë bashkë shumë njerëz.

Gjatë kësaj periudhe keni pasur më shumë mbështetje nga kolegë/e apo keni ndierë edhe pak xhelozi?

Shumë mbështetje dhe komente pozitive, nuk ka vend për xhelozi në këtë fushë, ka vend për të gjithë, mjafton ta bësh mirë.

Çfarë synimesh keni për të ardhmen?

Do vazhdoj të bëj televizion, me të njëjtën dëshirë që në nisje.

Nëse ju kërkojmë të përmendni një gazetar/e sportiv (vendës ose të huaj), cili është emri i parë që ju vjen ndërmend?

Ilaria D’Amico, është një nga të preferuara­t e mia.

A jeni tifoze e ndonjë skuadre?

Më pëlqen shumë kampionati anglez, do të veçoja skuadrën e Liverpulit.

Cili është mesazhi juaj për të rinjtë dhe të rejat që aspirojnë në të ardhmen të bëhen gazetarë sportivë në Shqipëri?

Është një karrierë sfiduese dhe konkurrues­e, edhe kur kalon kohë që je pjesë e saj. Lajmi i mirë është fakti se nëse fokusohesh dhe e do atë që bën, një karrierë në televizion, sidomos në këtë fushë është e arritshme. Nevojitet të jesh gjithmonë e informuar, të krijosh një profil tëndin që në fillim dhe të jesh e pëlqyer dhe e dashur nga audienca.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania