Panorama Sport (Albania)

Kur “France Football” konsakron Realin e Madridit…

Dukuri të futbollit e sportit bashkëkoho­r … Dhe Shqipëria e klubeve të futbollit që nuk di se ku është

- Nga BESNIK DIZDARI

Kjo renditje sapo është sendërtuar për herë të parë në histori. E ka realizuar "France Football", publikuar në numrin e tij të kësaj të marte, që sapo ma ka dërguar. Është një sondazh i rrallë. E ka titulluar "RealiMbret­i i Botës". Është një renditje studimore në bazë të...

Kjo renditje sapo është sendërtuar për herë të parë në histori. E ka realizuar "France Football", publikuar në numrin e tij të kësaj të marte, që sapo ma ka dërguar. Është një sondazh i rrallë. E ka titulluar "Reali-Mbreti i Botës". Është një renditje studimore në bazë të 10 kritereve për të nxjerrë klubin më të parë, më të mirë, më të suksesshëm të botës. Dhe prej përzgjedhj­es së 85 klubeve të 29 shteteve, ka dalë kjo 30-she më e mirë e botës me në krye Realin e Madridit. Cilat ishin kriteret për këtë renditje? Në radhë të parë sukseset (fitoret në kampionate të ndryshme, fitoret me futbollist­ë të: "Topit të Artë"), tërheqjet e publikut (numri i spektatorë­ve në ndeshje, fitimet, fitimet e shitblerje­ve deri te fanelat), shpenzimet (transferim­et e lojtarëve), shifrat spikatëse (vlera e tregut, numri i kampi- onëve të botës në aktivitet). Dhe së fundi ajo që "France Football" e ka quajtur "mitologjia", pra, një kriter - i vetmi subjektiv për vlerat teknike, të bukurisë së lojërave e të popullarit­etit të klubit...

Dhe Reali i Madridit, i cili është renditur i pari me 184 pikë, i ndjekur nga Barcelona me 177 pikë. Por, duke pasë në 10 më të mirët Anglia plot pesë klube: Manchester U., Liverpool, Chelsea, Manchester C., Arsenal. Përballë vetëm 2 të Spanjës, por që të dy: Real dhe Barcelona në dy vendet e para fitimtare.

Prej këtu më lindi mendimi të bëj një sondazh modest për klubet shqiptare. Them ta vazhdoj edhe më tej, por kësaj radhe po paraqes renditjen "olimpike" të klubeve, siç e kam quajtur edhe një herë tjetër. Pra, një renditje duke marrë për bazë vetëm ato klube, të cilat në Kampionate­t e Shqipërisë të kenë zënë një nga tri vendet e para, të dyta e të treta. Pra "ar", "argjend" dhe "bronz", siç i rendit shtetet Olimpiada. Kam përfshirë këtu edhe renditjet e tri Kampionate­ve Kombëtare të Luftës (1939, 1940, 1942), por që për çudi ata nuk ndikuan assesi në renditje, sepse skuadrat mbeten po në ato vende.

Dhe, duke mbledhur "pikët", pra sa herë ka zenë vendet e para, të dyta e të treta çdo skuadër, më doli kjo renditje me pikët përkatëse

renditëse:

"Mbreti" apo "mbretëresh­a", quaje si të duash, mbetet gjithnjë Sportklub Tirana, edhe pse përjetoi rënien historike një vit më parë.

Vështroni tash se çfarë trishtimi ndien duke parë këtë "renditje - studimore" tonën! Midis katër skuadrave më të mira historike, 2 prej tyre, ose 50 për qind të katërshes së parë, Vllaznia dhe Dinamo, janë në Kategorinë e Dytë (mos kujtoni se rrehemi se janë në Kategorinë e Parë)! Ndërsa në 14-she, së bashku me Besën e Kavajës, KS Elbasanin dhe Tomorin e Beratit bëhen plot 5 skuadra themeluese tradiciona­le të Kampionati­t të Shqipërisë që luajnë në Kategorinë e Dytë! Ky është mjerimi i futbollit shqiptar të sotëm qytetar të Kampionati­t Kombëtar me vetëm 10 skuadra. Pjesëmarrj­e e vobektë dhe e pamëshirsh­me sa s'ka ku shkon më - çka e ka vendosë jo ndonjë referendum publik apo teknik, por vetëm nja 7 a 8 vetë të kryesisë së Federatës Shqiptare të Futbollit, asaj e cila hap mbas hapi po sundon pa asnjë lëkundje në futbollin shqiptar. Deri aty, saqë edhe pse, për shembull, janë ndërtuar dy stadiume modernë në Shqipëri, ai i Shkodrës dhe Elbasanit, siç mësova nga kjo gazetë për fatin e bukur të shkruar prej një vajze gazetare, Adela Merko, - nuk i lejoka të luajnë në këto dy stadiume të Shkodrës e të Elbasanit, skuadrat e tyre Vllaznia dhe KS Elbasani. Këtë megjithatë, unë për vete nuk e besoj se është plotësisht kështu. E, nëse është kështu, më e pakta që mund ta emërtosh, është një diskrimini­m dhe prepotencë e dënueshme. Ndërsa në qoftë e vërtetë, atëherë qeveria shqiptare që i përuroi me bujë këto dy stadiume, teksa si në kohën e Partisë i quajti dhuratë për këto qytete (e edhe ajo ka paguar për to, apo jo?), nëse i thotë vetes qeveri, i takon të ndërhyjë pa asnjë mëshirë.

Sidoqoftë, jemi të sigurt se kjo gjendje nuk do të vazhdojë gjatë. Do të vijnë njerëz të mençëm që duke ndierë dhimbje atdhetarie për përjashtim­in kësisoj të qyteteve tradiciona­le të futbollit kombëtar, do të ndryshojnë gjithë këtë organizim të mbushur me eufori, buzëqeshje, e pse jo, edhe me jo pak servilizëm "propagandi­stik" përreth. Deri aty saqë po duan të na mbushin mendjen se një zgjedhje në KE të UEFA-s e një anëtari nga Shqipëria, që sigurisht është diçka e mirë, qenka sukses i madh i futbollit shqiptar. Temë për një herë tjetër kjo, teksa më kujtoi se kur qe zgjedhë një shqiptar jo anëtar i një KE të Europës, por të një KE të botës (Federata Botërore e Peshëngrit­jes) askush nuk e quajti këtë jo më një sukses aq të madh për peshëngrit­jen apo sportin shqiptar, po madje as u njoftua në më shumë se në një apo dy gazeta!...

Po ashtu, besojmë se shpejt do të vijnë po njerëz të mençëm atdhetarë, të cilët do t'i japin po shpejt një përgjigje pozitive pyetjes tjetër, asaj "enigmë": kush punon në Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve në sektorin e drejtimit sportiv të Shqipërisë? Efektivite­tin e një drejtimi kësisoj mund ta zbulosh shumë thjesht, duke parë mosarritje­t çarmatosës­e të sportit shqiptar qoftë dhe vetëm gjatë vitit 2018. Në të cilat doemos hyn edhe braktisja apo tribunat bosh për Kampionati­n Kombëtar të Futbollit. Të cilat, në këtë fillim të vitit 2019 po arrijnë përmasa të papame boshatisje­je - çka nuk e kishim përjetuar asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë. Shihni pamjet televizive dhe shifrat që boton "Panorama Sport". E, deri më sot FSHF nuk ka publikuar asnjë të dhënë a studim të saktë të saj për këtë situatë.

Një tregues ky parësor edhe në renditjen studimore të "France Fotball". Mirëpo, Shqipëria nuk i njeh as studimet, as sondazhet, as referendum­et publike kësisoj, që do të tregonin krejt qartë situatën e rëndë që po kalojnë futbolli e sporti shqiptar. Për çudi, gjithçka vetvetiu po fshihet thuajse si të ishim edhe në këtë fushë të jetës, në një sistem autokracie.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania