Panorama Sport (Albania)

UEFA nis hetimin, Ramos: Deklarata ime u keqkuptua

Kapiteni mori me qëllim karton të verdhë

-

UEFA ka hapur një hetim për Serxho Ramosin dhe kapiteni i Realit të Madridit rrezikon të pezullohet. Nisur nga deklarata pas ndeshjes me Ajaksin se kartoni i verdhë ishte i qëllimshëm, institucio­ni më i lartë i futbollit europian ka hapur një procedim për të analizuar videot e publikuara në media ku Ramos kërkoi lejen e trajnerit për të marrë karton të verdhë. Ditën e djeshme ai ka dhënë një intervistë të shkurtër për gazetën “MARCA” dhe shpjegon gjithçka. Kapiteni i “galaktikëv­e” thotë se deklarata e tij është keqkuptuar sepse ai bëri qëllimisht faullin dhe nuk donte të ndëshkohej.

Serxho, ju thatë se kartonin e morët qëllimisht. Është e vërtetë kjo?

Më surprizon shumë e gjitha kjo që po thuhet. Unë e kisha për faktin që faullin e shkaktova qëllimisht, i cili ishte i pashmangsh­ëm. Nuk e kisha për kartonin.

Ishit i vetëdijshë­m që rrezikonit të merrnit një karton dhe që mund të pezullohes­hit?

Po, por nuk kisha asnjë alternativ­ë tjetër. Ishte një kundërsulm shumë i rrezikshëm në minutën e 88-të, një ndeshje e hapur dhe eliminator­ja gjithashtu. Për këtë gjë thashë se e bëra me qëllim. E dija që kisha karton dhe që do të pezullohes­ha. Unë për këtë e kisha fjalën në deklaratën time. Por në futboll duhet të marr vendime të vështira.

Por pse thoni se jeni i surprizuar?

Jam shumë i surprizuar. Nëse unë do të merrja një karton qëllimisht, atëherë do ta kisha bërë në fazën e grupeve në ndeshjen kundër Romës. Sepse aty ishim të kualifikua­r si të parët në grup dhe sfida e radhës kundër CSKAsë nuk kishte shumë vlerë. Por unë për atë ndeshje nuk isha i grumbullua­r...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania