Panorama Sport (Albania)

Zamer zbret më këmbë në tokë pas Totenhemit: Kjo është Borusia e vërtetë

Drejtuesi i Dortmundit “shpall” favorit Bajernin për titull

-

Matias Zamer, ish-kapiteni i Borusias së Dortmundit dhe njëkohësis­ht këshilltar në klubin që kryeson Bundesligë­n ka dhënë një deklaratë të fortë në drejtim të skuadrës. Sipas Zamer, favorit për të fituar titullin është skuadra e Bajernit. “Borusia e Dortmundit është rikthyer në realitetin e saj. Mendoj se ka qenë me fat në fazën e parë, duke marrë disa pikë që nuk duhet t’i merrte. Ky është ekipi i vërtetë”, u shpreh Zamer. “Në futboll ecet gjithmonë me paraqitje në fushë dhe jo me llogari. Oksigjeni në skuadër është holluar shumë. Tani nuk lejohet më asnjë hap fals”. Borusia nuk ka fituar në katër ndeshjet e fun- dit duke pësuar gola në tri përballje rresht. Reparti i mbrojtjes është ai që shfaq më shumë probleme. “Borusia është lavdëruar për lojën e saj të bukur dhe mendoj se kjo ka qenë gjithçka. Është e vërtetë se skuadra ka zhvilluar një futboll atraktiv. Por, spektakli nuk mund të zgjasë për një sezon rresht. Në mes të kësaj ka edhe takime kur duhet të tregohesh më kompakt dhe të luash më thjesht dhe i disiplinua­r. Disa lojtarë duhet të bëjnë më pak gabime individual­e”. BAJERNI FAVORIT - Në luftën për titull, Zamer sheh si favorit skuadrën e Bajernit të Mynihut. “Mendoj se nga ajo çfarë po tregon këto ndeshjet e fundit të sezonit, Bajerni është favorit për të fituar titullin. Ata kanë më shumë eksperienc­ë dhe disponojnë një grup lojtarësh shumë më cilësorë se verdhezinj­të. Por të mos harrojmë që ndeshja direkte do të luhet në “Allianz Arena”, aty ku bavarezët gabojnë rrallë”, tha ish-kapiteni verdhezi. “Sigurisht, nuk mund të dal garant për këtë”. Në 21 javët e luajtura, Borusia kryeson e vetme Bundesligë­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania