Panorama Sport (Albania)

“Në Madrid dua të paktën 1 gol, nëse do e stërvitja Ikardin...”

Alegri përkëdhel Dibalën përpara Atletikos

-

Një Masimilian­o Alegri i kënaqur për paraqitjen, por kërkon ta mbajë ende të karikuar Juventusin e tij në pritje të Atletikos. Trajneri i bardhezinj­ve gjithsesi përkëdhel një Paulo Dibala të rigjetur, por në të njëjtë kohë nuk nguron që të paralajmër­ojë Atletikon, por ndez edhe më shumë fantazinë mbi një mundësi për të parë Mauro Ikardin te "Zonja e Vjetër", ndonëse në mënyrë indirekte. "Që nga ndeshja me Sasuolon pashë një skuadër në rritje, por ndaj Frozinones erdhi konfirmimi i ndjesisë sime. Ishte shumë e rëndësishm­e që të dilnim me tri pikët nga kjo ndeshje, por akoma më shumë duke parë paraqitjen që bëmë dhe formën që shfaqën lojtarët e rikthyer nga dëmtimi, sidomos Bonuçi dhe Kielini. Dibala spektakola­r? Paulo po luan siç ka bërë gjithmonë, por pikërisht atë që bëri sot (dje), pra të kërkojë sa më shumë hapësirat mes linjave të mbrojtjes, për të kërkuar goditjen e saktë që ka, dua ta shoh më shpesh. Unë jam i bindur kur them se problemi i tij ka qenë vetëm një bllokim psikologji­k, si rrjedhojë e mungesës së golit, por tani që është zhbllokuar jam i bindur se gjërat do të shkojnë shumë më mirë, - shpjegon Alegri që më pas ndalet tek Atletiko. - Dibala titullar me Atletikon? Deri të martën janë të gjithë në lojë për një bluzë. Duhet të shoh stërvitjet dhe si gjithmonë të vendos në varësi të ndjesive që më jep pragsfida e ndeshjes. Për sa më takon mua, në lidhje me Atletikon, unë di të them se në Madrid do të shkojmë për të shënuar të paktën një gol. Pikërisht nga golat në transfertë, në këtë turne, varet një pjesë e rëndësishm­e e kualifikim­it dhe unë po e ritheksoj, dua të shënojmë të paktën një gol në Spanjë". Dhe në fund, si për të nxehur më tepër situatën mbi Mauro Ikardin, Alegri shprehet: "Ikardi një lojtar i ardhshëm i Juves? Nuk di çfarë të them. Në verë unë jam në plazh dhe kur kthehem gjej lojtarë që më duhet t'i stërvit. Ndaj, edhe për Ikardin do të kisha shumë gjëra për të thënë, por nëse do më duhej ta stërvitja... Por ndërkohë di të them që është një lojtar, i cili golat di t'i shënojë, është i ri dhe ka ende shumë rrugë përpara për të bërë".

 ??  ?? Provokimet Ikardi-Juve kanë nisur. Të paktën dje është konfirmuar kjo gjë, teksa një tifoz është paraqitur në "Allianz Stadium" me bluzën zikaltër të Mauro Ikardit, duke imituar mënyrën e tij të festimit.
Provokimet Ikardi-Juve kanë nisur. Të paktën dje është konfirmuar kjo gjë, teksa një tifoz është paraqitur në "Allianz Stadium" me bluzën zikaltër të Mauro Ikardit, duke imituar mënyrën e tij të festimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania