Panorama Sport (Albania)

Ikardi shmang Marotën, takon vetëm Spaletin

Ish-kapiteni injoroi drejtuesit, takoi vetëm Spaletin Qëndroi vetëm 15 minuta në "Appiano", Juvja nis gjuetinë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Situata e tendosur mes Mauro Ikardit dhe In terit për momentin nuk ka asnjë "dritare" ku mund të gjendet një zgjidhje e shpejtë. Heqja e shiritit të kapitenit nga krahu i argjentina­sit ka bërë që ky i fundit të marrë vendimin për të mos udhëtuar me skuadrën në transfertë­n e Vjenës, në ndeshjen që u luajt të enjten në mbrëmje për Ligën e Europës dhe e fituar 1-0 nga zikaltrit, me gol të mikut Lautaro Martinez. Numri 9 zikaltër vazhdon të jetë ende shumë i nervozuar për çështjen dhe këtë fakt e ka konfirmuar ditën e djeshme, teksa është shfaqur në klub, por nuk është stërvitur. Prezenca e tij, e cila mendohej se do të sillte një takim mes drejtorin sportiv, Piero Auzilio, por mbi të gjitha me administra­torin Xhuzepe Marota nuk ka ardhur, edhe pse të dy kanë qenë prezent në qendrën stërvitore. Mauro Ikardi ka dashur t'i shmangë ata, ndërsa është ndalur të flasë vetëm 15 minuta me Luçiano Spaleti dhe më pas është larguar,

ndonëse nga ajo që është mësuar, duket se sulmuesi i ka kërkuar falje vetëm trajnerit, të cilit i ka shprehur se "ka dashur gjithmonë të mirën e klubit".

PA STËRVITJE - Vizita në "Appiano" dhe largimi i shpejtë nga aty bën të kuptosh se kundër Sampdorias, mungesa e tij është e garantuar, ndërsa pasi nuk është stërvitur, Ikardi u largua nga qendra stërvitore nën drejtimin e Bentlejit të partneres Vanda Nara. Gjithsesi, sipas medias, problemi në gju është vetëm një dëmtim i inskenuar, në mënyrë që ai të shmangë për momentin pjesën tjetër të skuadrës, megjithëse, ndoshta edhe për të mos shtuar tensionin, vetë klubi përmes profilit zyrtar në "Tëitter" ka siguruar problemin fizik.

SKENARËT - Burime pranë Interit thonë që ai nuk do të luajë deri në fund të sezonit, ku sipas raportimev­e nga mediat italiane do të dalë në shitje. Klubi zikaltër flitet se ka pasur dijeni të një bisede mes Ikardit dhe Juventusit: kishin një marrëveshj­e të fshehtë, çka ka tensionuar më tej marrëdhëni­et mes palëve. Mbetet të shohim se cili nga skenarët e shumtë, ku përfshihen normalisht edhe polemikat e ndezura nga vetë lojtari apo bashkëshor­tja-menaxhere Vanda në rrjetet sociale, që janë publikuar janë të vërtetë në këtë ngjarje që ka trazuar Interin.

"FTESA" E KIELINIT - Por, gjithmonë në rrjetet sociale ditën e djeshme ka pasur një sinjal që ka ndezur zërat e merkatos dhe të ardhmes së Ikardit, pikërisht lidhur me Juven: Mauron, në fakt, ka nisur ta "ndjekë" kapiteni bardhezi, Xhorxho Kielini, në "Instagram"; me siguri kaq ka mjaftuar që tifozët e "Zonjës së Vjetër" të ëndërrojnë për një sulm me Kristiano Ronaldon, Ikardin, Dibalën, por nga ana tjetër ata që mund të jenë xhindusur edhe më shumë janë ultrasit ziklatër. Normalisht, për një lëvizje të tillë, duhet pritur gjithmonë përfundimi i "telenovelë­s" mes numrit 9 dhe Interit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e lajmit se Kielini nisi nga dje të ndjekë Ikardin në Instagram
Faksimile e lajmit se Kielini nisi nga dje të ndjekë Ikardin në Instagram

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania