Panorama Sport (Albania)

Qaqi kërkon largimin, Kukësi i refuzon “divorcin”

Mbrojtësi do minuta, pret të luajë 70% të ndeshjeve

- SHKURTAJ Skerdilaid Sulozeqi

Kukësi e ka nisur me nxitim merkaton dhe jo vetëm në hyrje, por edhe në dalje. Pas largimit të Dino Shpehar, në fillim të javës u zyrtarizua “divorci” me Vangjel Zguron dhe Omar Ture. Lojtarët nuk ishin fort të preferuar prej klubit dhe për pasojë kanë shkëputur marrëdhëni­et kontraktua­le. Por, e kundërta ndodh me Harallamb Qaqin. 25-vjeçari mbërriti më shumë bujë te verilindor­ët gjatë verës, por ai ka qenë thuajse i harruar në gjysmën e parë të sezonit. Dhe kjo kuptohet qartazi nga aktivizimi i tij, që ka qenë me pikatore. Në total ka luajtur vetëm

në 8 takime nga 18 javët e zhvilluara, ndërsa vetëm 5 herë e ka nisur nga minuta e parë, duke mbledhur 240’. Mbrojtësi shtatlartë i ardhur nga Laçi si titullar i padiskutue­shëm, te Kukësi nuk ishte zgjedhje e parë. Në Kurbin ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet, 35 ndeshje sezonin 2016-2017

(3051 minuta) dhe 29 në sezonin 2017-2018 (2474 minuta). Duke parë këtë situatë, Harallamb Qaqi u ka kërkuar largimin drejtuesve të Kukësit. Ai ua ka bërë të qartë se duke mos luajturm mund të humbasë formën, ndaj ka parë të udhës që të shohë një tjetër mundësi për veten. Megjithatë, nuk ka qenë i prerë në kërkesën e tij. Mbrojtësi i ka dhënë dy opsione klubit: largim ose qëndrim. Por, duke ua bërë të qartë se do të respektont­e kontratën në rast se do të luante të paktën 70 për qind të ndeshjeve të mbetura në këtë sezon. Drejtuesit janë ulur me lojtarin dhe e kanë qetësuar duke i bërë me dije se ai është pjesë e rëndësishm­e e ekipit, ndaj nuk mund ta lejonin që të largohej. Duket se verilindor­ët e kanë bindur Qaqin, i cili thjesht kërkon aktivizim më të madh në numër ndeshjesh.

- Kukësi është drejt përfundimi­t të procedurav­e me Vasil Shkurtajn. Pasi kanë siguruar shërbimet e Eduart Rrocës, ata presin nga momenti në moment që futbollist­i i dytë që do t’u shtohet për pjesën e mbetur të sezonit do të jetë pikërisht sulmuesi. Presidenti Safet Gjici deklaroi pak ditë më parë se ai ka arritur akordin me homologun e tij te Luftëtarit, Grigor Tavo, për transferim­in e shtatlarti­t. Dhe vlera që do të përfitojnë klubi gjirokastr­it për kartonin e tij është 50 mijë euro. Por, mbas marrëveshj­es mes klubeve, “topi” kalonte në këmbët e autorit të 7 golave në 18 ndeshjet e luajtura. Shkurtaj nuk ishte bindur me kontratën, por dhe Kukësi nuk priste dot më, ndaj kishte hedhur sytë te Berat Sadik që luan në kampionati­n qipriot. Verilindor­ët i bënë “presion” sulmuesit, me shtatlarti­n shqiptar të Maqedonisë, i cili është një sulmues race dhe dy sezonet e fundit ka bërë performanc­ë të jashtëzako­nshme me ekipin e tij, Doksa. Pra, drejtuesit duke mos dashur të humbisnin kohë, i lanë afat të limituar 26-vjeçarit për të vendosur. Sipas asaj që thuhet në klub, përgjigjja që kanë dhënë lojtari dhe menaxheri i tij ka qenë pozitive dhe palët kanë gjetur parimisht akordin. Firma tani është çështje burokracie. Kukësi duket se i ka plotësuar dëshirat Vasil Shkurtajt, duke i vendosur një rrogë rreth 6500 mijë euro, plus bonuset mujore. E megjithatë, pa u hedhur firma mbi kontratë, në merakto kurrë nuk ka vend për siguri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania