Panorama Sport (Albania)

Halili: Mema qëndron, por duhen ndryshime në formacion

Presidenti i Tiranës pranon se skuadra ka dalë jashtë objektivav­e

-

Refik Halili këshillon hapur Ardian Memën. Edhe pse e konfirmon në krye të Tiranës, bosi i bardhebluv­e deklaron se trajneri duhet të ndryshojë për ndeshjet e ardhshme. Në një deklarim për mediat, Halili u shpreh se i vjen keq shumë për atë që ndodhi në derbi. Presidenti i Tiranës u shpreh për humbjen se nuk e priste. “Nuk më vjen mirë, por ky është futbolli, shpresojmë që në janar të bëjmë ndonjë ndryshim”, është shprehur në fillim presidenti. Halili foli edhe për ekipin e tij që, me sa kuptohet, është bllokuar psikologji­kisht. Sipas Halilit, situata është e rënduar, por duhet që ekipi të reagojë. “Ana psikologji­ke është e rënduar. Kjo është kryesorja. Ka disa lëvizje që duhen të bëhen. Shpresuam që të kishim ndryshime, por nuk ia dolëm”, vazhdoi më tej Halili. Presidenti i Tiranës, edhe pse e sheh skuadrën në gjendje katastrofi­ke dhe pa dritë në fund të tunelit, ka konfirmuar trajnerin e ekipit. “Mema do të vazhdojë. Për mua mund të vazhdojë gjithë jetën”, shtoi ai. Gjithsesi, presidenti kishte edhe disa këshilla për Memën, që trajneri duhet t’i vërë në zbatim në javët

në vazhdim, duke filluar që nga sfida me Kastriotin. “Do të lëvizim, do të ikim nga kjo gjendje. Më vjen keq që kemi dalë nga objektivat. Megjithëse kemi edhe tri ndeshje deri në janar. Atëherë do të shohim për të ndryshuar lojtarë në ekip. Shpresojmë

që të bëjmë ndryshimin për sa u përket rezultatev­e.

Klubi ynë ka lojtarë të mirë, jo të këqij, por ka shumë punë për të bërë. I takon stafit të bëjë ndryshimin. Disa lëvizje në të ardhmen mund të bëhen, sidomos në formacion”, tha Halili, që, me sa kuptohet, nuk do të lejojë më gabime të mëdha te skuadra e tij.

Nëse nuk do të kishte humbur, fitorja në derbi do të kishte qenë dyfish për Refik Halilin. I biri, Grenti, shënoi golin e avantazhit, me dedikim për të atij, Refikun. Sigurisht do të kishte dashur të ishte ndryshe, por kështu është futbolli. “Më vjen mirë, cilido i ri që luan të bëj atë që i takon. Mbase i hapet edhe rruga për të ardhmen. Goli i Grentit është goli i një futbollist­i të ri. Më gëzoi shumë ai gol”, deklaroi Halili. Në fund, një mesazh për të gjithë të rinjtë e Tiranës, të cilët do të kenë më shumë hapësirë në skuadër, deri në fund të sezonit. “Në të ardhmen të aktivizojm­ë disa lojtarë nga akademia, duke fituar futbollist­ë për sezonin tjetër”, mbylli Refik Halili.

 ??  ?? Grent Halili feston golin e parë në derbi FOTOT: F.Hazizllari
Grent Halili feston golin e parë në derbi FOTOT: F.Hazizllari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania