Panorama Sport (Albania)

"Spanja rivalja më e vështirë, Xherrard më i miri"

-

Uejn Runi u përshëndet për herë të fundit me tifozët e Anglisë mbrëmë në "Wembley", ndërsa gjatë një interviste për ish-shokun e skuadrës, Geri Nevil, në "Sky Sports" tregoi momentet më të rëndësishm­e dhe të ulëta të karrierës së tij. Si do ta përshkruan­it karrierën me kombëtaren? Ishte një karrierë e mirë, maksimumi i së cilës ishte arritja e rekordeve. Por, mbetet zhgënjimi në turnetë e rëndësishë­m. Euro 2004 mbetet pengu i madh. Në formën që isha, vetëbesimi­n që kisha dhe nëse nuk do isha dëmtuar, mendoj se mund ta kishim fituar.

Të kam parë gjithnjë të fortë fizikisht dhe psikologji­kisht. Na trego pak kur je ndier i dobët në këto 15 vite karrierë? Kam pasur periudha kur më ka munguar vetëbesimi dhe dyshoja te vetja. Ishte një kohë te Junajtid (sezoni 2006/ 07) kur po shënoja dhe pastaj nuk po e bëja më. Shkoja në shtëpi dhe rishikoja ndeshjet se çfarë nuk shkonte. Ishte zhgënjyese. Më kujtohet Fergusoni kur më thërriti në zyrë dhe më tha: "Dëgjo, po përpiqesh shumë, vetëm luaj thjesht dhe shansi yt do vijë". Pastaj ishte momenti kur Murinjo më la jashtë formacioni­t. Janë momente kur dyshon te vetja. Luajta vetëm një minutë në finalen e Ligës së Europës, po prisja të hyja nga stoli në finalen e Kupës kundër Sauthempon­it dhe në këto momente të vjen turp. Nuk mund të vazhdoja më kështu, pavarësish­t sa shumë e doja Junajtid.

Cili ka qenë lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur tek Anglia?

Te Junajtid me Skollsin, me Anglinë do thosha Xherrard. Ndeshja më e bukur me Anglinë?

Miqësorja kundër Argjentinë­s në 2005, ku fituam 3-2. Isha ende i ri dhe pavarësish­t se ishte një miqësore, nga rivaliteti nuk ndihej e tillë. Skuadra më e mirë që keni luajtur kundër me Anglinë?

Spanja në transfertë. U zëvendësov­a përpara pushimit. Për 40 minuta nuk preka asnjë top. Tërhoqa Salgadon dhe shtyva Kasijasin drejt tifozëve. Po të mos më kishte zëvendësua­r Eriksoni, do kisha dalë me të kuqe.

Ju kujtohet goli i parë? Ishte një goditje e bukur. Isha 17 vjeç kundër Maqedonisë, Heski më uli topin dhe u koordinova shumë mirë, duke mos i lënë shans portierit.

Çfarë ndietë kur thyet rekordin e golave të Bobi Çarltonit?

Ishte çlirim dhe isha nervoz përpara asaj penalltie kundër Zvicrës ( shtator 2015). Ishte një moment emocionues dhe krenarie në të dyja rastet kur theva rekordet e tij, si te Mançesteri ashtu edhe në kombëtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania