Panorama Sport (Albania)

Dibala 25 vjeç: Dua Champions-in për ditëlindje

“Ronaldo më ka frymëzuar shumë, me atë mund t’ia dalim”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

he tani janë 25... Mosha në të cilën nuk mund të prezantohe­sh më si “talent premtues”. Ose je një lojtar i madh, ose jo... Paulo Dibala feston 25-vjetorin dhe tashmë mund t’u garantojë të gjithëve se i përket kategorisë së parë, asaj të kampionëve të mëdhenj. Fillimi i sezonit nuk ishte ndër më të mirët, marrëdhëni­a me Ronaldon rrezikonte të merrte rrugë të rrezikshme dhe të dërgonte argjentina­sin në pankinë. Por, tashmë, të dy fenomenet kanë gjetur gjuhën e tyre të përbashkët dhe menjëherë, numri 10 është shndërruar në lojtarin e pazëvendës­ueshëm për Juventusin. Në Argjentinë, gjithashtu, ai do të udhëtojë për të kërkuar golin e parë me kombëtaren, ndërsa për tabloidin “Mirror”, ai ofron një intervistë në të cilën flet pak a shumë për gjithçka. NUMRI 10

Paulo Dibala njihet me pseudonimi­n “la Joya”, që e përkthyer do të thotë “xhevahir”, por as ai nuk e di se cili ia ka vënë: “Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, që kur luaja për Instituto Kordoban. Më quajtën kështu, por nuk e di kush ma ka vënë, por di se që atëherë ky ka mbetur pseudonimi im”. Fundja, e rëndësishm­e është që tashmë ai po tregon se meriton bluzën me numër 10 të Juves: “Të mbash mbi shpatulla numrin që i përkiste Platinisë, Baxhos e Del Pieros është një ëndërr që realizohet dhe përgjegjës­ia ndihet shumë. Këtë e vendosi klubi për të ma ofruar dhe për mua ishte një nder dhe kënaqësi.

POGBA DHE JUNAJTID Për sa i përket një interviste të një burimi anglez, ishte e pashmangsh­me një pyetje në lidhje me zërat e shumtë, të cilët kanë folur për interesimi­n e fortë të Zhoze Murinjos, për ta sjellë që në janar, Paulo Dibalën te Mançester Junajtid, skuadër në të cilën luan një prej miqve të tij më të ngushtë, Pol Pogba. “Në këtë moment nuk mendoj për merkaton. Mund të them se këtu në Torino tashmë kam gjetur lumturinë time dhe mendoj vetëm për të fituar sa më shumë trofe me këtë fanellë. Prandaj, nuk kam dhe nuk dua të flas asgjë për Junajtid apo gjithçka tjetër. Pogba më pret? Pol është një mik, me të cilin lidhëm një miqësi të fortë në Torino dhe e ruajmë atë. Flasim thuajse çdo ditë dhe jemi të lumtur për miqës-

inë që kemi, ashtu sikurse jemi të lumtur në skuadrat respektive”.

CR7 DHE CHAMPIONS Dhe për 25-vjetor, nuk ka sesi dhurata më e bukur të mos jetë Liga e Kampioneve, për më shumë duke menduar edhe për faktin se sivjet kanë një Kristiano Ronaldo më shumë në skuadër, një lojtar

që ka frymëzuar jo pak Paulo Dibalën. “Champions- i? Te Juventusi, objektivi është gjithmonë i njëjti, të fitosh trofe. Është e vërtetë që për Juven, të paktën sivjet, më shumë sesa në të kaluarën, fitorja e këtij trofeu mund të duket një fiksim, por ne jemi të përqendrua­r në të tria frontet dhe do kërkojmë t’i fitojmë të gjithë, madje edhe Superkupën në janar. Këtë sezon është e vërtetë, kemi shumë mundësi për të fituar Champions-in, sepse kemi në skuadër një si Ronaldo, i cili na garanton shumë zgjidhje në të gjithë fushën. Personalis­ht më ka frymëzuar, por në të njëjtën kohë ka rritur nivelin e lojës sonë. Marrëdhëni­a ime me të? Që kur ka ardhur, jemi të lumtur që luajmë bashkë. Po ecim mjaft mirë dhe duke luajtur së bashku kemi shënuar gola të rëndësishë­m për Juven. Kristiano vërtet ka ardhur vetëm sivjet, por të gjithë ne e kemi admiruar prej vitesh, por mënyra sesi ai sakrifikoh­et sivjet për Juven, për të gjithë ne është mahnitëse. Në katër vitet e fundit kemi luajtur 2 finale, por shpresoj dhe ia uroj vetes, që me Ronaldon këtë sezon të sjellim në Torino trofeun e Champions-it, si dhuratë edhe për 25-vjetor”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania