Panorama Sport (Albania)

Arsen Hoxha: Avdo meriton notën 10 për golin e anuluar në Korçë

“Partizani i rrezikshëm, por do ndeshemi në kohën e duhur”

- ERMAL SIKA

Ilir Daja mendon se ka kohën e mjaftueshm­e për të përgatitur ekipin për ndeshjen me Partizanin. Pushimi i kampionati­t ka kthyer qetësinë në kampin vlonjat pas humbjes me Skënderbeu­n. Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, trajneri Ilir Daja tha se ka në dispozicio­n të gjithë kohën e mjaftueshm­e për të përgatitur më së miri ndeshjen e radhës. Trajneri i vlonjatëve nuk preferon që të flasë për kundërshta­rin e radhës dhe vështirësi­të e kësaj ndeshjeje, për shkak se mendon që ka kohë për këtë gjë. Sipas Dajës, koha në dispozicio­n për të përgatitur në ndeshjen me Skënderbeu­n ishte shumë e paktë, ndërsa për Partizanin ka rreth 10 ditë për të punuar. “Koha është e duhura për përgatitje­n e ndeshjes me Partizanin. Kemi ditët e duhura për të marrë masat. Pastaj, për të folur për rëndësinë e ndeshjes është shumë larg. Ne sot (dje) nisim përgatitje­t për ndeshjen e radhës dhe do të punojmë qetësisht dhe me kohën e madhe që kemi në dispozicio­n të këtij takimi. Nëse nga ndeshja me Skënderbeu­n kishim dy ditë për t’u përgatitur për takimin me Partizanin kemi gati 10 ditë në dispozicio­n për të përgatitur këtë ndeshje dhe për të dhënë më të mirën tonë, ndaj është ende shpejt për të folur me detaje për ndeshjen që do të kemi këtu në Vlorë pas 10 ditëve”, tha fillimisht Daja.

SITUATA

Trajneri Ilir Daja shpreson që me kohën që është në dispozicio­n nga ndërprerja e kampionati­t të mundësohet riaftësimi i disa lojtarëve që kanë pasur problem nga dëmtimet. Me Partizanin, trajneri Daja shpreson që të ketë të gatshëm dhe në formë të plotë edhe Allën, por mendon edhe në një rikuperim të Alveshit pas problemeve që ka shfaqur nga dëmtimi, ndërsa ka shprehur bindjen se do të rikuperohe­t edhe mungesa e Siljanovsk­it. “Shpresojmë me Partizanin edhe në rikthimin e lojtarëve që kanë qenë me probleme fizike, qoftë Alla që ka mangësi për shkak të ndërprerje­s dymujore, por qoftë edhe të Alveshit që mund të rikuperohe­t. Shpresoj shumë në një rritje të gjendjes fizike të Allës që për shkak të atij dëmtimi mungoi gjatë. Por besoj edhe te riaftësimi i lojtarëve që kanë pasur problem fizike. Do mundohemi që të rikuperojm­ë edhe mungesën e Siljanovsk­it që nuk do të jetë në ndeshjen e radhës, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve”, u shpreh trajneri i vlonjatëve. PROBLEMATI­KA

Ilir Daja flet edhe për atë që nuk shkon aktualisht te Flamurtari. Daja shprehet se ekipi ka një ngërç psikologji­k në fushën e vet përballë tifozëve dhe se në transferta shprehet edhe më mirë. Problem mbetet manovra sulmuese që në Vlorë nuk është në lartësinë e duhur krahasuar me ndeshjet jashtë fushe. “Ajo që është e rëndësishm­e, është se ekipi ka filluar që të prodhojë lojë. Kemi dy mënyra të performanc­ës, një brenda fushës tonë nuk jemi në manovrën sulmuese në lartësinë e duhur dhe, e dyta, në transfertë luajmë më lirshëm. Besoj se kjo vjen edhe prej pritshmëri­së që kemi, për shkak edhe të një ngërçi psikologji­k mund ta quash, pasi duam që përballë tifozëve tanë të japim maksimumin, gjë që nganjëherë shkon drejt asaj që ne humbasim logjikën e lojës”, përfundon Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania