Panorama Sport (Albania)

Kopjoi metodën e idanit, pse Solari e bindi Realin

Nuk ndalon stërvitjen për abime, e njeh mirë ambientin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Është shumë shpejt të nxjerrim përfun dime, por duket se edhe këtë herë Florentino Perez ka goditur në shenjë me zgjedhjen e Santiago Solarit si trajner, pas shkarkimit të Lopeteguit. Gazeta "El Pais" rendit disa nga arsyet pse argjentina­si mund të jetë njeriu i duhur për të udhëhequr madrilenët në këtë sezon të mbetur, por edhe në dy të ardhshmit. Nuk është vetëm çështje rezultates­h ( 4 fitore nga 4 ndeshje). Ato janë shumë të rëndësishm­e që të punosh me qetësi dhe të mos kesh tifozët kundër. Solari është duke ndjekur metodën e Zinedin Zidanit. Francezi, ashtu si Solari, nuk kishte ndonjë eksperienc­ë të madhe përpara se të merrte stolin e Realit dhe arriti të fitonte 3 Champions radhazi, por edhe shumë trofe të tjerë përfshirë këtu kampionati­n spanjoll, Superkupat dhe Botëroret e klubeve. Ai arriti të ndërtonte një skuadër, jo një ekip të mirë. Aty të gjithë jepnin kontributi­n për të marrë më të mirën.

S'ËSHTË TEORIK- Santiago Solari nuk i lodh lojtarët me shumë teori dhe me leksione përpara ndeshjeve. Ai është praktik dhe motivon skuadrën. Madje, nuk është as maniak i detajeve si Lopetegui, i cili ndërpriste stërvitjen për të korrigjuar gabimet e futbollist­ëve të Realit. Solari nuk e

bën këtë, ai i lë lojtarët të gabojnë dhe në fund bën kritika të përgjithsh­me. Ndoshta është një model i rrezikshëm për t'u ndjekur, por deri tani ka rezultuar efikas dhe fitues. Në katër ndeshje që ka drejtuar Realin ka marrë 4 fitore, me 15 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Solarin e ka ndihmuar shumë fakti që ka qenë pjesë

e familjes madrilene dhe ka drejtuar ekipet e moshave. I njëjti rrugëtim që pati bërë edhe Zinedin Zidan. Solari kërkon të krijojë një frymë grupi pozitive, t'i bëjë lojtarët të ndihen të rëndësishë­m dhe pjesë e projektit të tij. Këto janë objektiva fillestare, pastaj do të fillojë që të integrojë idetë e tij mbi futbollin dhe mënyrën sesi duhet të luajë Reali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania