Panorama Sport (Albania)

Higuain në “gjyq”, Suso i shkel syrin Realit të Madridit

Sulmuesi falënderon Milanin: Krenar, më mbrojtën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Gonzalo Higuain priste të luante ndeshjen e jetës kundër Juventusit, por më keq se kaq për sulmuesin e Milanit nuk mund të shkonte përballë ish-skuadrës së tij: në fillim një penallti e humbur në fundin e pjesës së parë dhe një karton i kuq për nervozizëm në të dytën, përpara se t’u drejtohej me lot në sy tunelit të dhomave të zhveshjes, pas një debati të nxehtë edhe me arbitrin Maxoleni. Dhe sigurisht që në të tilla raste, emisioni satirik i rrjetit “Mediaset”, “Striscia la Notizia” nuk mund të qëndrojë indiferent, por i ka bërë vizitë sulmuesit argjentina­s në “Milanelo”, ku “Pipita” jo vetëm tregoi se ka rigjetuar buzëqeshje­n, por pranoi që të bënte shaka edhe me gazetarin e mirënjohur, Valerio Stafeli. “Shkoi ashtu siç të gjithë e pamë fatkeqësis­ht... Unë jam një person që kam këtë karakter dhe nuk mund të bëj dot ndryshe”, bëri hyrjen e tij Higuain, pasi pranoi “Tapirin e Artë”. Ndërkohë, gazetari Stafeli e pyeti se çfarë fjalësh i drejtoi Higuain arbitrit dhe se çfarë ndodhi pas përfundimi­t të ndeshjes në dhomat e zhveshjes: “Më mori Gatuzo me shpulla? Jo, absolutish­t. Unë i thashë arbitrit se pse më ndëshkon gjithmonë vetëm mua... Gjithsesi, ishte një moment tensioni dhe kaq. E rëndësishm­e është që pas këtij episodi, jo vetëm trajneri Gatuzo, por i gjithë klubi, shokët e

skuadrës dhe mbi të gjitha tifozët treguan shumë mbështetje dhe dashamirës­i ndaj meje. Ky fakt më bën krenar që jam pjesë e një klubi si Milani”. Ndërkohë, në lidhje me deklaratën e fortë që dha edhe Mateo Salvini, ministri i Mbrojtjes italiane dhe tifoz i çmendur i Milanit, Higuain

qeshi: “Sulmi i Salvinit, ndoshta sepse nuk jam italian? (qesh)... Jo, fatmirësis­ht kam leje qëndrimi të rregullt, kështu që nuk mund të kem frikë nga asgjë. Dua thjesht ta shpërblej sa më shpejt këtë gabim që kam bërë. Madje, edhe kur isha te Juvja, ku mora ‘Tapirin e Artë’, ky çmim më solli fat, sepse pas tij nisa të shënojë me breshëri”, përfundoi Gonzalo. Ndërkohë, për ta shtuar edhe më shumë dozën e të qeshurave, në fund gazetari Stafeli i dha një këshillë “Pipitas”: “Herën tjetër që do të shënosh gol tregoi edhe t’i muskujt e barkut, sepse nuk i ka vetëm Ronaldo aq të formuar...”.

GONZALO NË GJYQ Milani ka vendosur se do të apelojë vendimin e gjykatësit sportiv, për dy ndeshjet pezullim ndaj Gonzalo Higuainit, pas kartonit të kuq ndaj Juventusit. Madje, si rallëherë, ku shpesh klubet dërgojnë vetëm avokatët e tyre, nga selia kuqezi bëhet me dije se vetë sulmuesi argjentina­s kërkon që të dëgjohet nga trupi gjykues i Apelit, ku me fjalën e vetë futbollist­it shpresohet që Gjykata e Romës të pranojë kërkesën për ulje të vendimit, në vetëm 1 ndeshje pezullim.

 ??  ??
 ??  ?? Nervozizmi i Higuainit, në sfidën ndaj Juventusit
Nervozizmi i Higuainit, në sfidën ndaj Juventusit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania